Tregtia e domeneve shqiptare, një zhgënjim
Ankandi për shitjen e domenit kosovo.com tërhoqi vëmendjen e medias ndërkombëtare gjatë javëve të fundit, shoqëruar me aludimet se qeveria e Kosovës dhe e Serbisë kishin interes të veçantë për të bllokuar apo përdorur këtë domen të rëndësisë së veçantë. Çmimi final ishte 32 mijë euro, por kompania e ankandeve "Sedo" tentoi ta hedhë edhe një herë në shitje, pa sukses. Ka që thonë se ankandi dhe çmimi i shitjes qenë thjesht një farsë. Për më tepër, ekspertët e industrisë patën vlerësuar se domeni vlen mbi 100 mijë euro, gjë që doli e pavërtetë.
Domenet shqiptare nuk ecin
Tregtia me domenet shqiptare nuk ka qenë kurrë shumë e suksesshme. Domeni më i rëndësishëm, albania.com, u ble për herë të parë në vitet ‘90 nga një shqiptar në Florida. Blerësi i parë pretendonte jo më pak se 250 mijë dollarë për të, por duket se nuk gjeti një blerës të tillë. Sot, ky domen mbetet bosh në ueb dhe zotërohet nga një kompani interneti në Amerikë. Kadare.com është mbushur me reklama, (nuk kanë lidhje me veprat e Kadaresë) dhe është nxjerrë në shitje me çmim minimal prej 2500 dollarësh amerikanë. Një pafundësi domenesh shqiptare janë gjurmuar, blerë dhe vënë në shitje, por pa shumë sukses. Së fundmi, disa nga domenet e nxjerra në shitje janë: familja.com, 1 mijë dollarë; femrat.com, 500 dollarë, etj.
Domenet kanë qenë pjesë shumë e rëndësishme e biznesit në internet, por kjo rëndësi ka rënë paralelisht me zhvillimin e motorëve të kërkimit. Në fillimet e veta, disa fatlumë nxorën miliona dollarë në këtë formë tregtie, por me kalimin e kohës duket se interesi ka rënë. Mungesa e shitblerjeve të domeneve në internet tregon edhe nivelin e ulët të zhvillimit të këtij tregu në Shqipëri.