E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, vjet buxheti 30 për qind më pak

 

BERAT - Bashkia e Beratit zhvilloi dje analizën e punës së vitit 2008. Duke analizuar punët, të metat dhe arritjet për periudhën një vjeçare, zyrtarët e bashkisë u shprehën se buxheti në krahasim me vitet e tjera ka qenë 30 për qind më i vogël. “Buxheti ishte i pamjaftueshëm dhe ka ndikuar negativisht për të përmbushur detyrimet ligjore, në rritjen e peshës së investimeve për nevojat e shumta që ka ky qytet”, u shpreh nënkryetari i Bashkisë së Beratit. Në këtë analizë u vu në dukje moszhvillimi i infrastrukturës, rrugëve dhe sidomos qendrës së qytetit. Drejtuesit e bashkisë u shprehën se kjo gjendje është krijuar nga indiferenca e qeverisë. Kryetari i Bashkisë, Fadil Nasufi, u shpreh se janë arkivuar 331 ankesa të qytetarëve, të cilat kanë qenë konflikte pronësie, për probleme sociale, biznese etj. Sipas shifrave të kësaj analize, realizimi i të ardhurat tatimorë është 97 për qind.            d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›