Punësimi, Italia kërkon për punësim 4500 punëtorë shqiptarë
Nisin zyrtarisht procedurat e aplikimit për punësimin në Itali. Kategoritë që përfitojnë dhe procedurat që duhet të ndjekin
Jonida Tashi
Nisin zyrtarisht procedurat e aplikimit për punësimin e rregullt në Itali. Pas nënshkrimit të marrëveshjes për punësimin e rregullt të emigrantëve shqiptarë në Itali, kjo e fundit ka hapur dyert për punësimin e 4500 shqiptarëve. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria jonë e Punës, e cila sqaron se zyrtarisht procedurat e aplikimit për punësimet në shtetin italian kanë nisur në datën 2 dhjetor të këtij muaji. Shteti italian, duke u bazuar në nevojat e tregut italian të punës, lejon hyrjen e 150 mijë shtetasve të huaj për punësim jostinor në Itali për vitin 2008. Veçanërisht për shtetasit shqiptarë kuota e përcaktuar është 4500 pranime. Ky fakt konfirmohet edhe në marrëveshjen e punësimit që vendi ynë ka me Italinë, e cila u firmos në fillim të muajit dhjetor. Nëpërmjet marrëveshjes së nënshkruar, lejohet që të merren 4500 nulla osta për punësim jostinor nga shtetasit shqiptarë.
Përfituesit
Kualifikimi më i rëndësishëm për të punuar në Itali është aftësia për të folur gjuhën italiane. Kualifikimet profesionale ose tregtare janë të nevojshme për të punuar në pjesën më të madhe të fushave në Itali dhe gjithashtu ato nevojiten për t’u vetëpunësuar apo filluar një tregti. Ka penalitete për ata që fillojnë punë pa pasur certifikata të pranuara, si për shembull, gjoba të mëdha, konfiskim të makinerive ose mjeteve, deportim ose ndalim i hyrjes në Itali për një numër të caktuar vitesh. Disa agjenci italiane mund të ofrojnë pozicione vetëm për shtetas italianë dhe të BE-së ose të huaj me leje qëndrimi.
Për t’u lidhur me një agjenci, aplikantët zakonisht kanë nevojë për leje qëndrimi, kod fiskal dhe librezë pune. Aplikantët duhet të plotësojnë një formular në gjuhën italiane dhe të dorëzojnë një CV (italisht) dhe një fotografi për pasaportë. Përveç përcaktimit të kualifikimeve, tregu italian i punës ka përcaktuar dhe sektorët përkatës, ku i nevojiten forcat e punës. Ky treg ka shfaqur nevoja kryesisht për kujdestari në familje dhe punëtorë shtëpie, por edhe sektorë të tjerë siç janë ato të ndërtimit dhe fushat e ndryshme mekanike. Ndërkohë, janë përcaktuar dhe kriteret e pranimit. Konkretisht, përfitues do të jenë të gjithë ata persona që kanë aplikuar për vende pune edhe në vitin 2007, por që për shkak të plotësimit të kuotave të mëparshme të përcaktuara në këtë dekret nuk mund të përfitonin. Kështu, do të pranohen të gjithë ata persona, që kanë dorëzuar kërkesat deri më 31 maj të 2008-s. Njëkohësisht është e nevojshme që për disa kategori të tregohet kujdes në respektimin e afateve të verifikimit të kërkesës. Në këtë rast bëhet fjalë për të gjithë ata punëkërkues për të cilët janë konfirmuar kërkesat nga punëdhënësit, të cilët janë me qëndrim të rregullt në shtetin italian. Këta punëmarrës duhet të njoftojnë punëdhënësit e tyre të kenë parasysh që dekreti përcakton se: punëdhënësit jokomunitarë, brenda 20 ditëve nga data 15 dhjetor 2008, duhet të konfirmojnë tek autoritetet italiane që vazhdojnë të jenë të interesuar për të punësuar punëtorin e huaj. Konfirmimi bëhet nëpërmjet faqes së internetit www.interno.it.
Aplikimi
Për të punuar në Itali, duhet të ndiqen hapat e mëposhtme: së pari, duhet të merret dokumenti origjinal i lejes së punës lëshuar nga zyra vendore e Ministrisë së Punës (Ufficio Provinciale del Lavoro), vulosur nga autoritetet policore. Leja merret nga punëdhënësi në Itali. Më pas duhet të merret Viza e Punës pranë Konsullatës Italiane në vendin tuaj të qëndrimit. E nevojshme është të merret Leja e Qëndrimit për punë menjëherë pas mbërritjes në Itali
Viza për Punë. Dokumentet e domosdoshme që nevojiten për të aplikuar janë: pasaportë e vlefshme për të paktën 3 muaj pas përfundimit të periudhës për të cilën kërkohet viza; një fotografi e kohëve të fundit; formular për vizë, i plotësuar me germa kapitale dhe i nënshkruar nga aplikanti; kopje të dy faqeve të para të pasaportës; dokumenti origjinal i lejes së punës lëshuar jo më vonë se 6 muaj nga zyra vendore e Ministrisë së Punës (Ufficio Provinciale del Lavoro), vulosur nga autoritetet policore (Questura) – Certifikatë (Nulla Osta). Leja e Qëndrimit për Punë lëshohet mbi bazën e kontratës së qëndrimit për punë. Kohëzgjatja e lejes përputhet me atë që përcaktohet në kontratën e qëndrimit për punë. Ajo nuk mund të jetë më shumë se një vit për kontrata me periudhë fikse. Për të qenë e vlefshme, kontrata e punës ndërmjet një shtetasi italian dhe një shtetasi të një vendi të tretë duhet të përfshijë: garancinë nga punëdhënësi për mundësinë e një ambienti të përshtatshëm banimi; angazhimin e punëdhënësit për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit të kthimit të punonjësit. Kontrata e punës nënshkruhet te Zyra e Imigracionit (Sportello Unico per I’immigrazione) që mbulon provincën ku banon punëdhënësi ose ku zhvillohet aktiviteti i punësimit. Brenda tetë ditësh nga hyrja, shtetasi i vendit të tretë duhet të paraqitet pranë Zyrës së Imigracionit që ka lëshuar autorizimin dhe të nënshkruajë kontratën e qëndrimit, e cila do të lihet aty. Pasi shtetasi i vendit të tretë merr lejen e qëndrimit për punësim, ai/ajo duhet të legalizojë pozicionin e tij/saj në
Institutin Kombëtar për Sigurimin Shoqëror dhe Institutin Kombëtar për Sigurimin në rastet e Aksidenteve në Punë.
Punësimi sezonal
Restorantet, hotelet dhe ambientet turistike punësojnë staf sezonal për t’i ndihmuar gjatë periudhave kryesore turistike. Në verë, për bregdetin dhe liqenet; në verë dhe dimër për ambientet malore. Listën e hoteleve mund ta gjeni në zyrat turistike të shumë qyteteve. Aplikimet duhet t’i dërgoni në fillim të vitit dhe duhet të bashkëngjisni një letër me informacion për veten tuaj, si: datën dhe vendin e lindjes, nivelin e arsimit, njohjen e gjuhëve të huaja, përvojën e punës, interesat kryesore dhe referencat bashkë me një foto. Fshatrat turistikë ofrojnë mundësinë për të punuar edhe në fushat e argëtimit (aktrim, not, vallëzim, tenis, windswrf, kalërim, etj.). Për t’u punësuar për një periudhë sezonale në Itali, është e nevojshme të keni: autorizimin për punë; vizën për punë sezonale; lejen e qëndrimit për punë sezonale; lejen e punës për punë sezonale. Leja e punës lëshohet nëse kërkesa paraqitet nga njëri prej personave të mëposhtëm: punëdhënësi italian ose i huaj që qëndron në Itali në mënyrë të ligjshme; shoqatat tregtare në emër të anëtarëve të tyre. Punëdhënësit italianë ose të huaj që qëndrojnë në Itali në mënyrë të ligjshme ose shoqatat tregtare të cilat, në emër të
anëtarëve të tyre, synojnë të krijojnë një marrëdhënie pune sezonale në Itali, duhet të paraqesin një kërkesë të
regjistruar pranë zyrës përkatëse të Departamentit të Ministrisë së Punës dhe Sigurisë Sociale. Po kjo zyrë lëshon një autorizim brenda 15 ditëve. Leja është e vlefshme për një kohë minimale prej 20 ditësh dhe një kohë maksimale prej 6 ose 9 muajsh, në varësi të kohëzgjatjes së punës sezonale të kërkuar. Me këtë autorizim, i cili do t’ju dërgohet në vendin tuaj të origjinës, do t’ju lëshohet një vizë hyrjeje nga Ambasada ose Konsullata Italiane, e cila do t’ju lejojë, pasi të keni mbërritur në Itali, të siguroni lejen e punës për periudhën e miratuar.
Ekonomia italiane
Italia ka një ekonomi industriale të diversifikuar. Industritë kryesore janë turizmi, makineritë, hekuri dhe çeliku, lëndët kimike, përpunimi ushqimor, tekstilet, automjetet, veshjet, këpucët dhe qeramika. Ekonomia italiane ndahet në veriun industrial të zhvilluar ku mbizotërojnë shoqëritë private dhe në jugun bujqësor më pak të zhvilluar. Ekonomia pothuajse nuk ka pasur rritje në 2005-n dhe papunësia mbetet në nivele të larta. Niveli zyrtar i papunësisë në Itali në 2008-n është 6.1 për qind. Në jugun e Italisë, në disa zona, arrin deri në 50 për qind.
Strehimi
Kostot e jetesës janë relativisht të larta në Itali - është një nga vendet më të shtrenjta të Europës. Megjithatë, ka një dallim të konsiderueshëm ndërmjet kostos dhe standardit të jetesës në veriun e zhvilluar dhe rajonet qendrore të Italisë dhe Jugut relativisht të varfër.
Kostoja, komente
Qiraja 300–1000 euro
Qiraja e një apartamenti me një dhomë mund të variojë nga 300 deri në 1000 euro në muaj, në varësi të madhësisë dhe vendndodhjes. Është mjaft e vështirë të gjesh banesë të lirë në Itali. Pagesa të tjera 60–100 euro gazi, energjia elektrike. Ushqimi 180 euro, pa përfshirë pijet alkoolike.
Transporti publik 50–100 euro. Kostot mesatare në muaj 590–1380 euro, pa përfshirë sigurimet.
26 Dhjetor 2008