E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkim Zalla, njeriu i kërcënimeve, flet gruaja

Anwar Rizik, palestinezi i vrarë me tritol

Lindita Çela

Gjatë gjithë paradites është marrë në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore. Edhe ajo, si e gjithë familja, është e dyshuar. Por, Bukurie Zalla nuk shqetësohet as për akuzat e as për seancën e gjatë të pyetjeve në prokurori. Tashmë, siç thuhet,  i është regjur lëkura. Ka më shumë se 10 vjet që endet komisariateve, ndërkohë që i shoqi, Bashkim Zalla vuan dënimin me akuzën e keqpërdorimit të thirrjeve telefonike ndaj drejtuesve të fabrikës së çimentos në Fushë-Krujë. Për gazetën Shekulli, Bukurie Zalla tregon se ky është njeriu që njihet si i fortit i Zallës. Disa herë ndaj tij është drejtuar gishti për vendosjen e lëndëve eksplozive, që nga incidenti me Ilir Metën e deri tek vrasja e Anuar Rizik.

Z. Bukurie, pas hetimeve të nisura për zbardhjen e vrasjes së Anuar Rizik ju u thirrët në Prokurori. Çfarë dini ju për këtë ngjarje?

Absolutisht asgjë. Kur kam mësuar ngjarjen me ka ardhur tmerrësisht keq. Për të fliten vetëm fjalë të mira. Unë nuk e njihja kush është, por garantoj me jetën time dhe të tre djemve të mi që familja ime nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje. Ne kemi konflikte me drejtuesit e kompanisë, por Anuarin as që e njihnim dhe as që e kemi takuar ndonjëherë. Të gjitha bisedimet dhe konfliktet ne i kishim me Xhorxhin. 

Po atëherë, pse ju jeni thirrur në  prokurori?

Sapo në Tiranë u vra Anuari në shtëpinë time zbarkoi policia. Madje, forcat speciale, a thua se ne ishim terroristë. Ne as që e dinim çfarë kishte ndodhur. E  mësuam prej policëve, por sapo i pashë më shkoi mendja se ndonjë shpërthim tjetër mund të kishte ndodhur. Dhe si gjithmonë, e dinim që policia do të vinte tek ne. Por, kur më thanë së bëhej fjalë për vrasje, shtanga. Djemtë e mi janë mbajtur me orë të tëra në komisariat dhe pse nuk dinin asgjë. Me sa duket për këtë ngjarje policia ka hapur dosjet e vjetra. Është e vërtetë që ne kemi pasur konflikt me  drejtuesit e kompanisë. Janë hapur dokumentet dhe u janë referuar mesazheve të telefonit ku ndër të tjera ishte dhe një sms që unë e kam dërguar, Xhorxhit. Ja për këtë u pyeta.

Edhe ju e keni kërcënuar Xhorxh Jehan?

Jo. I kam dërguar një mesazh pasi  im shoq, Bashkimi, u burgos sërish. Bashkimi shkoi për tu ankuar për shkak të ndërprerjes së rrogës dhe Xhorxhi e paditi. I thashë; Faleminderit që më burgose burrin. Zoti u hakmarrtë mbi ty aty ku të dhemb më shumë.

Meqenëse po flasim për mesazhe. Në njërin prej tyre lihet të kuptohet se  bashkimi ka dijeni për konfliktet mes  drejtuesve të cilët paguajnë para për ekzekutimin e njëri-tjetrit. Si është e vërteta?

Ky ka qenë një thashethem që Bashkimi e ka dëgjuar dhe e ka nisur. E ka bërë për të tërhequr vëmendjen e Xhorxhit, i cili kishte kohë që po tallej me të. I thoshte se do ta takonte në  Tiranë dhe nuk e takonte, i premtonte se do ti paguante rrogën dhe nuk e bënte. Bashkimi acarohej dhe nga nervat shkruante mesazhe të tilla. Por kurrë nuk ka pasur ndonjë veprim për të realizuar atë që shkruante.

Dhe ju e konsideroni normale që të kërcënosh të tjerët pse nuk ju paguajnë pa qenë të punësuar?

Nuk thashë që është normale. Përkundrazi, djemtë gjithmonë debatonin më të. Por ai bënte në kokë të vetë sepse i kishte ardhur shpirti në majë të hundës. Sigurisht që e dënoj tim shoq për atë që ka bërë, por ama dhe në jemi mbytur në borxhe për hir të premtimeve që Xhorxhi na bënte se do të na paguante. Sot kemi 120 mijë euro borxh. Ja kjo është e gjithë e vërteta e konfliktit që ne kemi.

Por unë nuk arrij të kuptoj përse drejtuesit e një kompanie janë të detyruar tju paguajnë ju?

Bashkimi ka punuar në fabrikë si përgjegjës i ujësjellësit. Në saj të tij në 97-n nuk është vjedhur asnjë tullë në fabrikë. Ne jemi dhe pronar të tokës dhe kur është bërë privatizimi askush nuk erdhi të na pyeste apo të na siguronte punë. Ka qenë viti 2000 kur Charli, një prej pronarëve, ka ardhur dhe e ka takuar Bashkimin për punë. Ai nuk ka pranuar sepse i ka kërkuar që sëbashku me të punësoheshin dhe burra të tjerë të fshatit. Në fund të këtij viti, kur do të bëhej inaugurimi i fabrikës, makinës së Ilir Metës i është vënë një sasi eksplozivi. Atëherë u arrestua Bashkimi dhe u dënua si autor i kësaj ngjarje. Por gjatë procesit gjyqësor rezultoi se ishte i pafajshëm dhe ne kemi marrë 16 milionë lekë të vjetra dëmshpërblim. 

Më pas çfarë ndodh?

Sapo Bashkimi del nga burgu tek ne vijnë pothuajse të gjithë përfaqësuesit e firmës. Ata, sidomos Xhorxhi, i premtojnë Bashkimit një rrogë, që sipas letrave është 1 mijë dollarë, dhe pagesën e një kredie që ne do të merrnim për ndërtimin e një shtëpie. Xhorxhi doli garant për këtë. Dhe ne këtë bëmë. Nisëm shtëpinë e re dhe morëm  kredi. Sipas marrëveshjes, përveç rrogës kompania do të na paguante 1 mijë euro në muaj dhe kredinë e cila ishte lidhur për 20 vjet.

Për sa kohë ka vazhduar kjo kontratë?

Deri dy vjet më parë. Pa na dhënë asnjë arsye e ndërprenë, jo vetëm rrogën e tim shoqi, por edhe pagesën në bankë. Për shkak të këtyre premtimeve që na kanë bërë ne kemi sot 120 mijë euro borxh.

Në këtë kohë kanë filluar edhe sulmet ndaj fabrikës. Përse çdo kush nuk do të dyshonte tek ju?

Ne nuk kemi asnjë interes të bënim këto. Bashkimi tërë kohën sillej vërdallë për të bindur Xhorxhin që pagesa të vijonte. Pse ai humbte durimin e shkruante sms nuk do të thotë se ai është fajtor për këto ngjarje.

Po përse mendoni se drejtuesit e kompanisë janë të detyruar të paguajnë  borxhet që ju keni?

Sepse, jua thashë, këtë shtëpi e bëmë pas premtimit që na dha Xhorxhi. Sot ne nuk kemi ku të mbytemi. Megjithatë ky është konflikti i vetëm që ne kemi me drejtuesit e kompanisë, por kurrsesi nuk jemi vrasës.

Vrasja e Anuarit i ka trembur të gjithë në fshatin Zallë

Shtëpia e Bashkim Zallës është në të hyrë të fshatit ku  banojnë njerëz të të njëjtit gjak. Banesa trekatëshe të bie në sy që larg, jo aq fort për bukurinë, se sa prej murit rrethues që e bën të pamundur depërtimin pa lejen e të zotëve. Mes atij fshati, ku vendasit ndajnë hapësirat mes njëri tjetrit me gardhe hunjsh, fortifikimi i shtëpisë së Bashkim Zallës të bie në sy edhe më së shumti kur ke dëgjuar çthuhet e çakuza janë ngritur për të.

Në fshat

Djemtë e Bashkim Zallës janë tejet mikpritës. Të shpjegojnë gjerë e gjatë për  hallet që u kanë rënë mbi kokë, jo vetëm atyre, por të tërë fshatit. Një histori që nis me vënien e një bombe makinës së  ish kryeministrit Ilir Meta, vazhdon me protesta për një ajër më të pastër e së fundmi ekzekutohet nën/drejtori i fabrikës, Anuar Rizik. Por, përveç Ervin Zallës askush tjetër nuk të flet në fshat. Megjithëse është kollaj të trokasësh në dyert e hapura, asnjë prej vendasve nuk do të përfshihet, qoftë dhe për mirë, në historinë e ekzekutimit të Anuar Rizik. Askush nuk pranon të flasë me zë për ngjarjet e rënda që kanë ndodhur në fabrikë. Mbase do të na tregonin se kush ishte njeriu që vendoste për çdo lëvizje në fabrikën e çimentos. Nën zë flitet për  gjobë-vënie, vrasje, grabitje, vjedhje karburanti, madje edhe të një treni të tërë me çimento. Por, zyrtarisht askush nuk di gjë për këto ngjarje. Sefer Zalla, djali i të cilit është vrarë në rrethimin e kësaj fabrik

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›