Shisnin mallra të skaduara, pranga 3 personave

Produkte ushqimore, foto arkiv
Tre persona janë arrestua nga policia, pasi dyshohet se ndryshonin datën e skandencës së mallrave ushqimore, duke i rihedhur në treg për qëllime përfitimi.
Sipas policisë, të arrestuarit, Ilirjan Bira, Nefail Jaho dhe Agim Abdullai, blinin mallra të skaduara me një çmim të ulët dhe pasi i ndryshonin datat e skandencës i rihidhnin në treg, për qëllime përfitimi.
Nga hetimet paraprake mësohet se vlera e produkteve të hedhura në treg shkon 100 mijë euro. Policia ka nisur hetimet dhe kontrollet se ku janë shpërndarë këto mallra të skaduara me qëllimin nxjerrjen e tyre nga tregu.