Mithat Havari rikthehet në polici pas 12 vitesh
Share
Mithat Havari është kthyer në polici. Ai është emëruar shef i Komisariatit të Përmetit. Lajmin e bën të ditur Panorama. Havari, me gradën kryekomisar, kishte fituar edhe një gjyq në Gjykatën e Tiranës në lidhje me largimin e tij nga puna në vitin 2000. Para pak kohësh Havari e pati quajtur Ramën mashtrues duke iu referuar aksionit të famshëm për prishjen e ndërtimeve pa leje në parkun Rinia. Havari tha se parku Rinia u transformua falë punës së tij dhe të Ilir Metës.