Bashkimi Evropian, gjobë rekord 1 miliardëshe "Intel"-it
Prodhuesi i cipave kompjuterikë,
"Intel", është
gjobitur dje me shifrën
rekord prej 1.06 miliardë
eurosh nga Komisioni Evropian
për aplikim të praktikave antikonkurrencë.
Kjo shifër e jashtëzakonshme
lë shumë pas gjobën
që iu vu "Microsoft" në vitin
2004, për abuzim të pozicionit të
tij dominues në treg. Komisioni
zbuloi se gjatë viteve 2002 dhe
2007, "Intel" kishte paguar manifakturat
dhe shitësit me pakicë
për të favorizuar blerjet e cipeve
të veta ndaj atyre të prodhuar nga
"Advance Micro Devices" (AMD).
I befasuar dhe tronditur nga vënia
e një shume të tillë, "Intel" ka
apeluar menjëherë ndaj një vendimi
të tillë. "‘Intel‘ është i bindur
që vendimi i Komisionit Evropian
është i gabuar dhe mbi të gjitha,
injoron tregun shumë konkurrues
të mikroprocesorëve në
botë", deklaroi zëdhënësi i "Intel".
Sipas tij, asnjë klient nuk ka pasur
ndonjë dëmtim nga politikat që
"Intel" ka ndjekur deri më tani.
Sipas Komisionit Evropian, firmat
prodhuese të kompjuterëve
personalë "Acer", "Dell", HP, "Lenovo"
dhe NEC kanë marrë të
gjitha ulje të çmimeve nga ana
e "Intel"-it në këmbim të blerjes
së prodhimeve të tij. Gjithashtu
u zbulua që "Media Saturn" që ka
në pronësi "Media Mart" ka marrë
para nga "Intel" për të shitur
vetëm kompjuterët që kanë cipe
të markës "Intel". Sipas komisioneres
së Bashkimit Evropian për
Konkurrencën, "Intel" ka dëmtuar
miliona konsumatorë evropianë,
duke i ndaluar ata qëllimisht që
të kenë të drejtën e zgjedhjes në
tregun e konkurrencës dhe kjo për
shumë vite me radhë. Një mënyrë
e tillë e të bërit biznes nuk duhet
dhe nuk mund të tolerohet. Një
zëdhënës i Komisionit Evropian
tha se nuk do të merret ndërkohë
asnjë lloj sanksioni ndaj firmave
që kanë pranuar uljet e çmimeve
në këmbim të favoreve të tjera.
Sipas komisionetres, ato nuk kanë
abuzuar. Vitin e kaluar "Intel" arriti
që të shiste 80% të prodhimit
të saj, ndërkohë që konkurrentja
AMD shiti vetëm 12%. Komisioni
e urdhëroi "Intel" që të ndalonte
menjëherë poltikat e paligjshme
dhe në të ardhmen të mos e vazhdonte
një taktikë të tillë, ose në të
kundërt, gjobat do të vazhdonin
t‘i faturoheshin. Si "Intel", ashtu
edhe AMD, ndodhen në Kaliforni.
"Intel" ka një staf prej 83900
punonjësish në të gjithë botën
dhe ka një vlerë tregu prej 85.4
miliardë dollarësh. "Pavarësisht
mbrojtjes shumë të fortë, ‘Intel‘
po përballet me një nga situatat
më të vështira që i kanë ndodhur
ndonjëherë. Ndaj tij, kanë filluar
ngrirjet anti-trust edhe në Japoni,
Kore dhe Bashkimin Evropian,
ndërsa autoritetet amerikane do
të nisin shumë shpejt edhe ato
një hetim personal ndaj "Intel".
"Intel", është
gjobitur dje me shifrën
rekord prej 1.06 miliardë
eurosh nga Komisioni Evropian
për aplikim të praktikave antikonkurrencë.
Kjo shifër e jashtëzakonshme
lë shumë pas gjobën
që iu vu "Microsoft" në vitin
2004, për abuzim të pozicionit të
tij dominues në treg. Komisioni
zbuloi se gjatë viteve 2002 dhe
2007, "Intel" kishte paguar manifakturat
dhe shitësit me pakicë
për të favorizuar blerjet e cipeve
të veta ndaj atyre të prodhuar nga
"Advance Micro Devices" (AMD).
I befasuar dhe tronditur nga vënia
e një shume të tillë, "Intel" ka
apeluar menjëherë ndaj një vendimi
të tillë. "‘Intel‘ është i bindur
që vendimi i Komisionit Evropian
është i gabuar dhe mbi të gjitha,
injoron tregun shumë konkurrues
të mikroprocesorëve në
botë", deklaroi zëdhënësi i "Intel".
Sipas tij, asnjë klient nuk ka pasur
ndonjë dëmtim nga politikat që
"Intel" ka ndjekur deri më tani.
Sipas Komisionit Evropian, firmat
prodhuese të kompjuterëve
personalë "Acer", "Dell", HP, "Lenovo"
dhe NEC kanë marrë të
gjitha ulje të çmimeve nga ana
e "Intel"-it në këmbim të blerjes
së prodhimeve të tij. Gjithashtu
u zbulua që "Media Saturn" që ka
në pronësi "Media Mart" ka marrë
para nga "Intel" për të shitur
vetëm kompjuterët që kanë cipe
të markës "Intel". Sipas komisioneres
së Bashkimit Evropian për
Konkurrencën, "Intel" ka dëmtuar
miliona konsumatorë evropianë,
duke i ndaluar ata qëllimisht që
të kenë të drejtën e zgjedhjes në
tregun e konkurrencës dhe kjo për
shumë vite me radhë. Një mënyrë
e tillë e të bërit biznes nuk duhet
dhe nuk mund të tolerohet. Një
zëdhënës i Komisionit Evropian
tha se nuk do të merret ndërkohë
asnjë lloj sanksioni ndaj firmave
që kanë pranuar uljet e çmimeve
në këmbim të favoreve të tjera.
Sipas komisionetres, ato nuk kanë
abuzuar. Vitin e kaluar "Intel" arriti
që të shiste 80% të prodhimit
të saj, ndërkohë që konkurrentja
AMD shiti vetëm 12%. Komisioni
e urdhëroi "Intel" që të ndalonte
menjëherë poltikat e paligjshme
dhe në të ardhmen të mos e vazhdonte
një taktikë të tillë, ose në të
kundërt, gjobat do të vazhdonin
t‘i faturoheshin. Si "Intel", ashtu
edhe AMD, ndodhen në Kaliforni.
"Intel" ka një staf prej 83900
punonjësish në të gjithë botën
dhe ka një vlerë tregu prej 85.4
miliardë dollarësh. "Pavarësisht
mbrojtjes shumë të fortë, ‘Intel‘
po përballet me një nga situatat
më të vështira që i kanë ndodhur
ndonjëherë. Ndaj tij, kanë filluar
ngrirjet anti-trust edhe në Japoni,
Kore dhe Bashkimin Evropian,
ndërsa autoritetet amerikane do
të nisin shumë shpejt edhe ato
një hetim personal ndaj "Intel".