E Diel, 1 Nëntor 2026

Granatë në një banesë, e hodhën disa fëmijë

Shpërthimi i një granate në Kamzë të Tiranës ka vënë në lëvizje policinë e kryeqytetit, por ka rezultuar se ajo ishte hedhur nga disa fëmijë, pasi e kishin gjetur pranë banesës. Ngjarja ka ndodhur dy net më parë në oborrin e një shtëpie private. Sipas të dhënave policore, rreth orës 19:15, në Kamzë, është hedhur lëndë plasëse në banesën e Ylli Xhemollarit, 45 vjeç. Me t‘u njoftuar, në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit nr. 5, të cilat u përforcuan edhe nga kolegët e hetimit të shkatërrimit të pronës. Policia tha se u kryen veprimet procedurale dhe mendohet se lënda plasëse të ketë qenë një granatë mësymëse, ku nga shpërthimi nuk ka dëme në njerëz apo materiale. Nga hetimet rezultoi se granatën e kishin gjetur fëmijët pranë shtëpisë dhe kishin provuar nëse shpërthente. Pasi kishte bërë shumë zhurmë, ata janë trembur për të treguar të vërtetën, derisa e ka zbuluar policia. Sipas policisë, me identifikimin e tyre u dërgua çështja në prokurori.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›