Topi: Të ngrihet urgjent Gjykata Administrative
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, deklaron se duhet të rishihet organizimi i pushtetit gjyqësor, ndërsa është i nevojshëm reduktimi i disa gjykatave. Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kreu i shtetit kërkoi stimulimin e ligjit për Gjykatën Administrative, ndërsa kërkoi ngritjen sa më parë të saj, duke qenë se kanë kaluar të gjitha afatet. "Unë, si President dhe kryetar i KLD-së, inkurajoj që ligji për krijimin e Gjykatës Administrative të stimulohet dhe të bëhet në një kohë sa më të shpejtë, duke marrë parasysh ezaurimin e të gjitha hallkave dhe konsultimeve", u shpreh Topi. Në seancën e fundit parlamentare, kreu i qeverisë, Sali Berisha, kritikoi largimin e opozitës nga salla, sidomos në një moment kur duhej të votohej ligji për Gjykatën Administrative.
Reformim në drejtësi
Presidenti tha se në tryezën e KLD-së, më shumë sesa mesazhe, punohet për të reformuar drejtësinë. Ai tha se një nga pikat që e konsideron të rëndësishme për t‘u cituar, sepse ka dhe akses në absorbimin për opinionin publik, është nevoja për të riparë organizimin e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. "Ju e dini që kemi pasur, e kam fjalën për Gjykatat e Shkallës së Parë, kemi pasur një procedurë të realizuar që në gushtin e vitit 2007 dhe është mirë që gjërat që realizohen, duhen parë hap pas hapi se cili është impakti i tyre dhe nevoja për t‘i reformuar. Kam parasysh këtu reduktimin e disa gjykatave, organizimin e gjykatës, kanë nevojë për ta riparë dhe unë këtë e konsideroj paraprakisht të arsyeshme. Ne kemi nevojë të shikojmë dhe propozimin e ministrit, të arsyetojmë drejt për atë propozim dhe në fund fare të vendosim", u shpreh kreu i shtetit.
Gjykata Administrative
"Një folder tjetër patjetër do të bëja edhe për atë që është folur gjerë e gjatë kohët e fundit, për Gjykatën Administrative. Si kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, padyshim, duke parë edhe preokupacionin, nevojën e krijimit të kësaj gjykate, do të thoja preokupacionin publik dhe specifik, që ka të bëjë me grupet e interesit, do të thoja që do të ishte mjaft mirë që Gjykata Administrative të realizohet në një kohë sa më të shpejtë për t‘i ardhur në ndihmë pikërisht asaj kategorie, për një mijë arsye, të cilat për shkak të këtij organizimi shpeshherë futen në procedura të zgjatura dhe nuk arrijnë të marrin përgjigje", u shpreh Topi, duke vazhduar se biznesi është biznes. Sipas tij, drejtësia është për të gjithë dhe Gjykata Administrative do të kishte një impakt të jashtëzakonshëm në efikasitetin e punës së drejtësisë. "Sikurse thashë, i takon politikës, i takon vullnetit të tyre. Unë, si President i Republikës dhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i inkurajoj pikërisht që Ligji për krijimin e Gjykatës Administrative të stimulohet, duke marrë në konsideratë që është ezauruar, ose janë ezauruar të gjitha hallkat e procesit konsultativ dhe mbeten vetëm për çështje të vendimmarrjes politike" shtoi Presidenti. Natyrisht, tha Presidenti, që do të kemi rastin të diskutojmë edhe për çështje të penaliteteve procedurale. "Apeli im do të ishte ky: apel publik që ka të bëjë jo thjesht me politikanët, ka të bëjë edhe me qytetarët", shtoi Topi, duke vijuar se shteti ligjor funksionon mbi bazën e institucioneve, të institucioneve serioze, mbi bazën e reputacionit të gjyqtarëve seriozë. "Tërë këtë apel mbi bazën edhe të një optimizmi real, e keni pikërisht, sepse brenda një periudhe relativisht të shkurtër, perceptimi publik ka ndryshuar. Sikurse kemi pasur kurajën një vit më parë të pranojmë që ky sistem vërtet vuan, natyrisht sot nuk mund të them që nuk vuan, por vuan më pak. Dhe jam i bindur që një vit më vonë perceptimi publik, i cili është shumë i rëndësishëm, sepse ka të bëjë pikërisht me kredibilitetin publik të institucioneve të drejtësisë, tek ata që kanë nevojë te marrja e drejtësisë, patjetër që do të rritet! Do të rritet, sepse edhe preokupacioni i këtij Këshilli është që ta realizojmë punën edhe në kushtet kur duhet të marrë vendim për kolegët e vet", deklaroi Presidenti.