E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkimi Evropian, pro ndihmës shtesë nga FMN

Bashkimi Evropian vendosi
që të mbështesë apelin e
Fondit Monetar Ndërkombëtar
për 500 miliardë dollarë
shtesë në luftën kundër krizës
fi nanciare, ndërkohë që aksionet
në rang botëror, ranë dje në minimumin
më të ulët të 14 viteve të
fundit. Kaosi ekonomik që ka përfshirë
edhe vendet aziatike shënoi
dje për Japoninë një tjetër rekord
shumë negativ. Tokioja regjistroi
defi citin më të madh ndonjëherë,
ndërkohë që përtej oqeanit në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
aksionet ranë ndjeshëm si pasojë
e humbjes së vazhdueshme të besimit.
Investuesi miliarder amerikan,
Warren Buffet deklaroi po dje
se ekonomia amerikane i ngjan
një sendi që po bie nga shkëmbinjtë
dhe paralajmëroi rrezikun
infl acionit. Ndërkohë, në Evropë,
shefi i Bankës Qendrore Evropiane,
Zhan Klod Trishe, deklaroi
se pika e kthesës pozitive mund
të ishte më pranë nga sa mendohej.
Një nga politikëbërësit më të
shquar amerikanë u shpreh se për
të stimuluar kërkesën e tregut dhe
për të nxjerrë botën nga recesioni
duheshin ndërmarrë veprime të
koordinuara bashkërisht. Banka
Evropiane e Investimeve premtoi
për aprovimin e shpejtë të shumë
kredive, kryesisht për sektorin
e industrisë së makinave. Fondi
Monetar Ndërkombëtar, bëri
thirrje një javë më parë për dyfi
shimin fondeve të tij, ndërkohë
që një numër gjithnjë e më i
madh vendesh i janë drejtuar për
ndihmë, para takimit të G20 në
Londër në muajin prill. Në një
projekt të Bashkimit Evropian, që
pritet të miratohet sot nga ministrat
e Financës së 27 anëtarëve
në Bruksel, thuhet shprehimisht:
"është thelbësore që FMN ka
mjetet e duhura financiare për
t‘iu asistuar vendeve në nevojë,
veçanërisht atyre që janë prekur
më shumë nga kriza". Ndërkohë,
në Shtetet e Bashkuara, miliarderi
Buffet deklaroi se situata ekonomike
në Shtetet e Bashkuara
është në pikën e saj më të ulët
dhe se "më keq se kaq nuk kishte
ku të shkonte". Sipas tij, ekonomia
amerikane nuk do ta merrte veten
shumë shpejt dhe paralajmëroi
se infl acioni që do të vijonte do
të ishte më i keq se ai në fund të
viteve ‘70. Trishe, shefi i Bankës
Qendrore Evropiane, nga ana
tjetër është shprehur më optimist,
duke deklaruar se kishte shenja
për një kthesë pozitive të situatës,
në një kohë jo fort të largët, edhe
pse aktualisht ekonomia globale
është në përkeqësim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›