Mashtruesi joshës, 6 vjet pas hekurave për shantazhe ndaj grave pasanike
Edhe zhigolo edhe mashtrues. Kjo ishte përzierja e
"suksesit" të përkohshëm të zviceranit Helg Zgarbi,
i cili është dënuar dje me 6 vjet heqje lirie pasi pranoi
se kishte fjetur e më pas i kishte bërë shantazh gruas
më të pasur të Gjermanisë për t‘i zhvatur miliona euro.
44-vjeçari kishte joshur edhe të tjera të pasura, para
se të binte në gjurmët e zonjës Klaten, gruas më të
pasur të Gjermanisë. Stili i zhigolosë joshës ishte që
pasi arrinte të shndërrohej në të dashurin e grave
pasanike, ai kthehej në makthin e tyre më të madh kur
i kërcënonte me publikim të videove intime, nëse nuk
do t‘i jepnin shumat e kërkuara të parave. Joshësit i
është lehtësuar situata, pasi ka pranuar gjithçka dhe
madje u ka kërkuar edhe falje zonjave të "lënduara",
veçanërisht "viktimës" së tij më të famshme njërës prej
trashëgimtareve të BMV-së, zonjës Klaten e martuar e
me tre fëmijë. I mbiquajtur "James Bond" për aftësitë
e tij të rralla joshëse, Zgarbi ishte pasuruar shumë nga
shantazhet, por edhe nga historitë e "fatkeqësive të tij,
që ua rrëfente zonjëzave zemërdhembshura që nuk
vononin ta mbulonin me miliona dollarë simpatikun
që u kishte marrë zemrën.