Dita Botërore e Librit
Ashtu si çdo vit, duke nisur prej vitit 1996, 23 prilli është vendosur të jetë Dita Botërore e Librit. Ashtu si në të gjithë botën, ajo do të festohet edhe në Shqipëri, si një arsye më shumë për t‘i bërë homazh këtij mjeti të jashtëzakonshëm të edukimit dhe të formimit. Data e përzgjedhur nga UNESCO është simbolike. Ajo vjen si një nderim për tre autorë të mëdhenj, jeta e të cilëve rastësisht u shua pikërisht në këtë datë e në të njëjtin vit, 1616: William Shakespeare, Miguel de Cervantes Saavedra dhe "El Inca" Garcilaso de la Vega.