E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkimi i Kumanoves shlyhen obligimet ndaj lojtarëve

Nga Rijad MURATI
Kumanovë, 15 janar – Trajneri i Bashkimit të Kumanovës, Hysni Maxhuni thotë se drejtuesit e skuadrës kumanovare në takimin me lojtarët do t'i kryejnë obligimet ndaj tyre dhe se prej të premtes skuadra do të fillojë me përgatitjet për stinorin pranveror. "Gjithcka do të përfundojë ashtu sic duhet. Unë gjithmonë kam qenë optimist duke i mobilizuar futbollistët se kryesia e klubit tonë nuk do t'i mbetet askujt borxh. Prandaj tani kur lojtarët i kanë marrë rrogat e tyre, mendoj se duhet të planifikojmë se kur do të nisim me përgatitjet për edicionin pranveror. Nga e premtja do ta kemi grumbullimin e parë me futbollistët", tha trajneri Maxhuni, duke shtuar se gjatë këtij afati kalimtar skuadra e Bashkimit të Kumanovës do të përforcohet edhe me disa futbollist, të cilët do të jenë të nevojshëm për të mbuluar zbrazëtirat në skuadër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›