Shkëndija ’79: Maxhunarovski dhe Ferati “kuq e zi”

Nga Vullnet DAUTI
Tetovë, 15 janar - Skuadra e Shkëndijës'79 i filloi stërvitjet e para të hënën në stadiumin e vjetër të qytetit para një numri të konsiderueshëm të publikut tetovarë. Kryetrajneri Edmond Miha në dispozicion i kishte përforcimet e para Aleksandar Tolevski (Cementarnica 55), Elfat Bajrami (Makedonija GJ.P) dhe Dimitrovski (Bregallnica Shtip), ndërsa befasi për publikun tetovarë ishte paraqitja e dy futbollistëve tjerë të cilët do të mund të jenë edhe përforcime të mundshme. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë të Bregallnica nga Shtipi, Dimitar Maxhunarovski dhe sulmuesi Blerim Ferati, i cili vjen nga rradhët e skuadrës së Teteksit. Kryetrajneri Edmond Miha u shprehë për gazetën "Koha" se futbollistët kanë pasur planin e vecantë në lidhje me stërvitjet gjatë fazës përgatitore. "Gjatë fazës së parë do të shohë futbollistët e ri që kanë ardhur në skuadër. Në cfarë forme fizike janë, si dhe këta që i kemi pasur sa kanë përparuar duke e ruajtur fizikun e tyre", përfundoi Miha. Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i klubit Vloran Bexheti, theksoi se të martën në prova te skuadra e Shkëndijës do të arrijnë edhe dy futbollistët e skuadrës Slloga Jugomagnat. Emurllahu nuk u paraqit në stërvitje Futbollisti Burhan Emurllahu nuk ishte i pranishëm në seancën e parë stërvitore të Shkëndijës. Ai është duke ushtruar me skuadrën tjetër "kuq e zi", Vardar. Ndërkohë, Kryesia e klubit tetovar ka përsëritur qëndrimin e saj, se nuk do t'i jepen dokumentet Emurllahut.