E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bashkimi i Mesdheut”, qeveria merr përsipër detyrimet si vend anëtar

Qeveria shqiptare garanton se do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në Bashkimin e Mesdheut. Këtë siguri dha dje Kryeministri Sali Berisha gjatë seminarit të organizuar në Tiranë nga Ministria e Jashtme, në bashkëpunim me ambasadën franceze dhe spanjolle, me temë për "Procesin e Barcelonës", ku ishte e pranishme dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Plot dy muaj pas Samitit të Parisit, ku Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, propozoi krijimin e Bashkimit të Mesdheut, qeveria shqiptare është shprehur e gatshme të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë, që i takojnë pas anëtarësimit në këtë organizëm. Kryeministri Sali Berisha dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli morën pjesë sot në një seminar të organizuar posaçërisht për “Procesin e Barcelonës”. Berisha ofroi garancitë se Shqipëria është e gatshme të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë që i takojnë në Bashkimin e Mesdheut. Ai kërkoi që gjatë procesit të shpërndarjes dhe ngritjes së institucioneve të reja, të ketë një shpërndarje të gjerë në të gjitha vendet anëtarë të Bashkimit të Mesdheut. Kryeministri theksoi se ndryshimi i besimeve fetare nuk duhet të ndikojë në dasitë dhe në vendosjen e mureve mes vendeve të Mesdheut. Nga ana e saj, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, duke mbështetur Kryeministrin, u shpreh se Parlamenti është i përgjegjshëm për rolin që duhet të ketë në procesin e Barcelonës dhe posaçërisht në Bashkimin e Mesdheut. Ajo paraqiti zyrtarisht kërkesën që Kuvendi i Shqipërisë paraqet për t’u bërë anëtare e Asamblesë së Përgjithshme të Mesdheut. Ajo tha se Kuvendi do të angazhohet në lobimin si në NATO dhe në BE, mbi këtë bashkim të ri mes vendeve të Mesdheut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›