Meta: Rama është konfuz
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka qenë konfuz në takimin e djeshëm mes krerëve të partive opozitare, pasi i kishte ftuar ata për të gjetur rrugën e bashkëpunimit kundër Berishës, në një kohë që nuk u shpreh për imponimin nga ana e opozitës të dorëheqjes së tij. Në këtë konkluzion ka mbërritur kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, disa orë pas takimit të opozitës, konkluzion të cilin e ka bërë të ditur në një intervistë dhënë dje për televizionin Ora News. Këtë konkluzion, kryetari i LSI-së, Ilir Meta, e shpjegoi qartë ndërsa përmendi faktin se kryetari i PS-së, Edi Rama, fton njerëzit në protesta kundër Berishës, por shprehet kundër alternativës së protestave në rrugë për dorëheqjen e Kryeministrit Berisha. “Të unifikojmë qëndrimin opozitar për të imponuar dorëheqjen e Sali Berishës. Sot është momenti të luajmë rolin opozitar, jo nesër. Sot duhet të imponojmë në Parlament dhe jashtë Parlamentit dorëheqjen e Berishës”, - u shpreh Meta.