Rama, tri herë jo Metës
Dështimi i takimit mes liderëve opozitarë mori formë zyrtare dje pasdite kur kreu i Partisë Socialiste refuzoi publikisht kërkesat e ish-aleatit të tij, Ilir Meta. Rama i ka thënë jo kërkesës së Metës për bojkot të Parlamentit dhe makinacioneve parlamentare për të kërkuar dorëheqjen e Berishës, si dhe propozimit për ligjin për prokurorinë. Por më shumë se kaq, ajo që nisi si një tentativë për bashkim, takimi tregoi se rruga e bashkërendimit të opozitës është e gjatë dhe e vështirë. Tri orë pasi përfundoi takimi i mesditës, Rama i shfrytëzoi për një konsultë të shpejtë me njerëzit të tij për të dalë më pas në një komunikim me mediat ku që në rreshtat e parë u dallua mohimi i kërkesave të Ilir Metës. Përveçse artikuloi pse nuk mund të bojkotojë Parlamentin apo edhe të kërkojë dorëheqjen e Berishës, Rama konsideroi se LSI-ja po tregon papërgjegjshmëri, ndërsa indirekt u shpreh se disa ngjarje, si ajo e Gërdecit, nuk përdoren për interesa vetjake apo partiake.
Deklarata
Rama rezervoi tri përgjigje të drejtpërdrejta ndaj tri kërkesave të ish-aleatit të tij, Ilir Meta. Lidhur me kërkesën për një bojkot të mundshëm të Parlamentit, Rama i tha kategorikisht “jo”, sepse PS-ja sipas tij, duhet të jetë në atë sallë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve. “As drama e përditshme e keqqeverisjes së Sali Berishës nuk mbaron, përkundrazi thellohet, duke dalë nga Parlamenti dhe duke lënë detyrimet tona ndaj Shqipërisë e ndaj familjes euroatlantike në atë sallë”, - tha Rama. Lidhur me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Berisha, Rama u shpreh i bindur se ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas ngjarjes së Gërdecit, megjithëse ai shprehet se nuk mbetet peng i mosveprimeve të Kryeministrit. Si e tillë, Rama cilëson se “ne s'mund të mbetemi peng tek kërkesa për dorëheqjen e tij e të marrim me këmbët tona rrugën e vjetër të një konflikti tradicional të cilin gjithnjë e ndez politika e interesave personale e partiake dhe e paguan Shqipëria, e paguajnë familjet shqiptare, e paguajnë fëmijët e Shqipërisë”. Një tjetër çështje ku ndahen dy liderët, është ligji për prokurorinë. Paradite Meta u shpreh se nuk ka nevojë për një ligj të ri për prokurorinë, por të bëhet vetëm një amendim ndaj atij ekzistues për të zgjidhur çështjen. Nisur nga kjo, Rama vuri në dukje se u ka kërkuar të pranishmëve në takim që të zmbrapsin këtë iniciativë të Kryeministrit dhe të hartohet një ligj i ri. “Ky është detyrimi ynë për ta mbështetur prokurorinë jo vetëm me fjalime, por me një akt konkret të vullnetit të përfaqësuesve të popullit në Parlament, në shërbim të drejtësisë e në funksion të detyrimeve tona të pashmangshme ndaj qytetarëve të Shqipërisë dhe familjes euroatlantike”, - tha kryesocialisti. Në përfundim, për të zbutur shijen e hidhur të kësaj deklarate, që tregoi se bashkimi mbetet një mision i pamundur, Rama tha: “Vlerësimi im për takimin e sotëm është pozitiv dhe po e mbyll aty ku e mbylla edhe komunikimin me miqtë e mbledhur sot paradite: Pa përjashtuar asnjë formë demokratike të opozitarizmit, ne nuk do të mungojmë asnjë ditë në sallën e Parlamentit për të mbrojtur Shqipërinë që kërkon drejtësi, siguri, shtet”.