E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vista Group” prezanton projektin për Lagunën e Nartës

Kryeministri Berisha priti dje në një takim përfaqësuesit e “Vista Group”, të cilët prezantuan projektin për ndërtimin e një resorti turistik në Lagunën e Nartës. Pjesë e këtij kompleksi janë ndërtimi i një zone rezidenciale me vila të vogla dhe parkim jahtesh, një port jahtesh dhe një fushë golfi. “Vista Group” ka blerë 3 milionë m 2 tokë dhe ka nisur aplikimin për lejen mjedisore. Ekspertët e saj po konsultohen me ekspertët e mjedisit për të mbrojtur florën dhe faunën në Lagunën e Nartës. Kryeministri Berisha i përgëzoi investitorët për iniciativën dhe u siguroi mbështetje institucionale konform ligjeve në fuqi. “Vista Group”, kompania e njohur amerikane në partneritet me investitorë spanjollë dhe shqiptarë, operon prej tre vitesh në Shqipëri me projektin e ndërtimit të komuniteteve rezidenciale në zonën e Farkës në Tiranë dhe tani ky grup vjen me një tjetër projekt ambicioz. Në bisedë me Kryeministrin Berisha, përfaqësuesit e “Vista Group” vlerësuan ritmet e shpejta të zhvillimit ekonomik në Shqipëri dhe krijimin e klimës së përshtatshme për investime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›