E Shtunë, 31 Tetor 2026

“General Elektric”, interes për të investuar në energji

Kryeministri Berisha priti në një takim përfaqësuesit e “General Elektric”, të kryesuar nga Guiseppe Rechi, President i Korporatës për Evropën Juglindore. Kompania “General Elektric” shprehu interes për të investuar në projekte të mëdha: në infrastrukturë, energjetikë, përfshirë edhe energjinë nukleare, në aviacion, porte dhe në fushën e mjekësisë. Gjithashtu, kjo korporatë shprehu mbështetjen e grupit të saj financiar për të investuar në projekte të ndryshme në Shqipëri. Kryeministri Berisha falënderoi përfaqësuesit e “General Electric” për interesin dhe vëmendjen që i kanë kushtuar Shqipërisë, si një vend i mundshëm për shtrirjen e aktivitetit të këtij gjiganti të industrisë dhe prezantoi fushat e mundshme për investime.

Duke folur për zhvillimet në fushën e energjisë, Kryeministri tha se ndërtimi i hidrocentraleve, termocentraleve, impianteve të erës dhe atyre nukleare, përbëjnë në të ardhmen një front të madh pune për këtë gjigant në industri. Zoti Berisha i informoi edhe për proceset e garave të tenderave që do të hapen për koncesionet e porteve, hidrocentraleve dhe rrugëve. Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri bëri një ekspoze të zhvillimeve të vrullshme në vend në dy vitet e fundit dhe i orientoi investitorët për financime të projekteve të mëdha si ato në fushën e çimentos, porteve etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›