Bashkimi me LSI-në, mision i pamundur i PS-së
Në prag të nisjes së vitit zgjedhor, socialistët kanë arritur që të rreshtojnë pas vetes dy aleatë të hershëm, Partinë Social Demokrate të Skënder Gjinushin dhe Demokracinë Sociale të Paskal Milos. Por në këtë moment askush nuk mund të thërrasë për fitoren, sepse aleati më i rëndësishëm, bashkëpunimi me të cilin do i rriste shpresat për një fitore të mundshme të zgjedhjeve parlamentare të 2009, duket ende shumë larg rrugës ku po kalon Partia Socialiste. Dy ditë më parë, përmes Valentina Leskajt socialistët u shfaqën optimistë për bashkimin në një koalicion të madh. Zgjidhja e dilemës së Milos formësoi në këtë mënyrë dy koalicione brenda së majtës, çka e vështirëson më tej rrugën e bashkimit. Në momentin kur dy koalicionet e opozitës rrinë në pozicione sulmi ndaj njëra- tjetrës, mundësia që të nisë një dialog i sinqertë mes tyre duket shumë e largët.
Në këtë proces, PS nuk ka kryer as gjysmën e rrugës që të mundësojë kthimin në pushtet. Zgjidhjen e kësaj situate kaotike brenda së majtës duket se e ka në dorë kryetari i PS-së, Edi Rama, i cili këtë herë duket se është treguar shumë më dorëlëshuar me Milon e Gjinushin sesa në koalicionin e 2007-s, ndërsa ka tentuar në çdo mënyrë që ish-aleati i tij, Meta, të humbasë sa më shumë terren. Gjetja e gjuhës së përbashkët me LSI-në mbetet ende mision i pamundur për socialistët, ndaj dhe afrimi rreth vetes i dy aleatëve të tjerë krijon vetëm një imazh të ekzistencës së një koalicioni të majtë të bashkimit të socialistëve, pa u provuar dot se sa ndikim ka kjo tek elektorati e veçanërisht te baza e këtyre tre partive.
Bushati: Jetesa e përkeqësuar, qeveria të marrë masa
Nënsekretari për Programin në Partinë Socialiste, Ervin Bushati, tha dje se kjo parti ka konstatuar se është përkeqësuar niveli i jetesës së shqiptarëve. Sipas tij, ekonomia në vend është tepër larg entuziazmit dhe premtimeve pa bazë të Kryeministrit Berisha. Nga ana tjetër, ai theksoi se Banka e Shqipërisë raporton një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë dhe të mirëqenies së popullatës në vend në deklaratën e fundit për zhvillimet në sektorin e jashtëm të ekonomisë. “Dërgesat e emigrantëve nga jashtë në ndihmë të familjeve të tyre kanë një rënie të fortë prej 13%, ndërkohë që investimet e huaja janë pothuajse të ndaluara. Kontributi që japin këta faktorë jetikë të ekonomisë, në mirëqenien e qytetarëve, vështirëson parashikimet optimiste për një jetë më të mirë në vend. Vetëm këta dy sektorë në këtë gjendje që paraqiten dhe në bazë të peshës që mbajnë, mund të ndikojnë në një rënie prej 2% të ekonomisë shqiptare”, - tha Bushati. Nisur nga socialistët propozojnë që qeveria duhet të parashtrojë dhe të ushtrojë një plan të detajuar masash, për të parandaluar krizën ekonomike në zhvillim. “Shteti ka për detyrë të mbrojë mirëqenien e qytetarëve të vet, në forma dhe metoda që i paraprijnë situatës ekonomike që po përjetojmë”, - deklaroi Bushati.
Balla: Berisha ka përfituar nga “Durrës-Kukës”
Socialistët vijojnë akuzat ndaj Kryeministrit Berisha, duke e akuzuar atë për korrupsion. Kryetari i Komisionit të Integrimit dhe Politikës së Jashtme në PS, Taulant Balla, tha dje se “për opinion shqiptar, sot nuk ka më asnjë dyshim se njeriu që erdhi në pushtet tre vjet më parë me premtimin se do të luftonte korrupsionin është sponsorizuesi dhe përfituesi më i paepur i korrupsionit”. Sipas tij, po t’i referohemi shifrave tashmë të bëra publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga ekspertiza në kuadër të hetimeve të prokurorisë, rezulton se vetëm në një aks të vetëm rrugor si Durrës-Kukës, Sali Berisha ka përfituar 230 milionë euro. Hetimi mbi “Durrës-Kukës” është kthyer në një mollë sherri mes mazhorancës dhe opozitës. Megjithatë, demokratët u kanë kërkuar socialistëve që të mos ndërhyjnë dhe mos të ushtrojnë presion ndaj kësaj çështjeje dhe të lënë drejtësinë të bëjë punën e saj.