Meta letër Ramës, zyrtarizon ftesën për takim
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim do të zyrtarizojë brenda pak ditësh kërkesën për një takim me kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Pritet që në vijim, Meta të nisë një letër në adresë të kryesocialistit, ku do të shpjegojë arsyet e kërkesës për takim. Mësohet se Meta se në këtë letër e ka përcaktuar qartë se synon një takim me drejtuesin socialist për standardet zgjedhore dhe shqetësimet e kësaj partie në lidhje me to, që lidhen direkt me çështjen e administrimit të zgjedhjeve. Në një takim në Mat, dy ditë më parë, kreu i LSI-së shënoi një kthesë të rëndësishme të lëvizjeve të tij politike në lidhje me kodin. Edhe pak ditë kohë mbeten për nisjen e dialogut me socialistët, të cilët e kanë në dorë zgjidhjen e kësaj situatë. Si e tillë, duke e pranuar që e ka sforco, Meta kërkoi një takim, duke e bërë publik përmes mediave. Por duket se socialistët po tregohen më zyrtarë se kurrë për këtë ftesë. Selia rozë ka heshtur dhe nuk ka dhënë asnjë lloj komenti mbi festën e ish-aleatit, qoftë edhe publikisht siç e nisi edhe Meta, deri në momentin kur ftesa të bëhet zyrtare. Të njëjtën rrugë ndoqi edhe Edi Rama në takimin që pati me krerët e së majtës në muajin shtator. Përmes një letre të hapur, Rama ftoi dhe shpjegoi arsyet e një takimi mes tyre. Mbetet ende në pikëpyetje nëse PS do të reagojë pozitivisht ndaj ftesës së Metës, madje edhe këtë herë selia rozë dhe kryetari Rama mund t’i kalojë me indiferentizëm kërkesat e Metës, siç ka bërë edhe më parë.
Ftesa
Pak ditë para se Kodi Zgjedhor të rihyjë për shqyrtim në Kuvend, Meta bëri një ftesë në adresë të Ramës, për të folur me të për standardet zgjedhore. Përveç përpjekjet të tij më të fundit për të mundësuar që LSI të bëhet pjesë e administrimit të zgjedhjeve, Meta u kujdes në veçanti që të përcaktojë qartë se nuk bëhej fjalë për një takim që do t’i hapë rrugë bashkimit dhe krijimit të një koalicioni me Partinë Socialiste. Veç të tjerash, ai qëndroi në të njëjtën vijë sulmesh në adresë të Ramës, duke deklaruar se bilanci i takimeve të tij me ndërkombëtarët, si këtu, edhe në Bruksel, është se vetëm Edi Rama ka dashur që ta përjashtojë LSI. “Mua më vjen shumë keq kur takohem edhe me përfaqësues të BE-së dhe me shumë personalitete ndërkombëtare, të cilët më thonë që ne zoti Meta kemi folur me Kryeministrin Berisha për këtë çështje, sepse i kuptojmë shqetësimet tuaja. Por, Berisha dhe Basha kanë deklaruar, se ne nuk kemi çfarë t’i bëjmë kryetarit të PS, zotit Rama, sepse ai na thotë nuk e votojmë kodin në rast se LSI nuk mbetet pa komisioner në procesin e administrimit”, - tha Meta. Pavarësisht një qëndrimi të ashpër, agresiv, akuzues që ka çakorduar mjaft të majtën e ku të gjithë rendin të gjejnë kush është fajtori, Edi Rama është treguar i vendosur për të vijuar në rrugën që ka nisur. Edhe pse kjo ia ka rrezikuar seriozisht bashkimin në një koalicion për zgjedhjet, kryesocialisti i ka shpërfillur sulmet e mikut të tij, Ilir Meta.