Tokat, harta e re për Tiranën, Kukësin, Shkodrën, Lezhën, Vlorën dhe Korçën
Gazeta “standard” boton sot listën e hartës së re për vlerat e tokës në gjashtë qarqe të vendit. Qarqet janë Tirana, Kukësi, Shkodra, Lezha, Vlora dhe Korça. Sipas propozimeve aktuale, qeveria pritet të vendosë për çmimet e reja në këto qarqe. Propozimet janë bërë paralelisht nga dy agjenci të ndryshme, nga ajo e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe nga Drejtoria e Shoqërive Publike pranë Ministrisë së Financave, që merret me sondazhe për të nxjerrë vlerën e tregut. Këshilli i Ministrave do të vendosë për njërin nga propozimet në një nga mbledhjet e ardhshme të tij. Ajo që vihet re është fakti që në dy propozimet ka rritje të vlerës së tokës, duke marrë për bazë vlerën e trojeve dhe tokës sipas metodikës së tregut. Këto çmimeve të reja do të përdoren si për kthimin fizik, ashtu edhe për kompensimin financiar për ish-pronarët e tokave. Harta e re përdoret edhe për shpronësimet për qëllime publike që bën qeveria. Tirana, që është qarku më i madh, ka një ndryshim të ndjeshëm të të dyja propozimeve, si nga AKKP-ja, ashtu edhe nga DSHP-ja. Tirana është e ndarë në 11 zona dhe këto të fundit janë ndarë në nënzona. Çmimet më të larta janë në zonën e ish-bllokut dhe qendrën e Tiranës, të cilat kapin vlerat maksimale. Ndryshime ka edhe në rrethin e Kavajës, që ka një vlerë mesatare prej afërsisht 20 mijë lekësh për metër katror. Ndryshime ka edhe në qarkun e Korçës. Kështu në këtë qark nuk ka më vlera nën 20 mijë lekë për metër katror, ndërsa janë rritur vlerat edhe në periferi. Qyteti i Pogradecit, si zonë turistike, është vlerësuar ndjeshëm, duke kapur vlera deri në 27 mijë lekë për metër katror brenda qytetit. Vlerat kanë njohur rritje si nga AKKP-ja ashtu edhe nga DSHP-ja edhe për qarkun e Kukësit, ku në qendër të qytetit, vlerat arrijnë afërsisht 15 mijë lekë të reja për metër katror. Qarku i Lezhës ka vlerë maksimale deri në afërsisht 29 mijë lekë të reja për metër katror, ndërsa në qarkun e Shkodrës, vlerat kalojnë 30 mijë lekë për metër katrorë. Vlora, si qark turistik, ka rritje të vlerave të tokës, ku në qytet nuk ka vlerë më të ulët se 20 mijë lekë për metër katror, ndërsa në qendër arrin deri në 35 mijë lekë për metër katror. Rrethi i Sarandës ka një rritje të vlerës gjithashtu. Ndërkohë ditën e djeshme gazeta botoi listën e qarqeve edhe për gjashtë qarqet e tjera. Në qarkun e Beratit, çmimet variojnë nga 16.514 lekë për metër katror në 3.100 lekë për metër katror. Në qarkun e Dibrës çmimi për metër katror varion nga 23.054 lekë më i larti deri në 5.000 lekë për metër katror çmimi më i ulët. Sigurisht, në qarkun e Durrësit çmimet janë shumë herë më të larta se në qarqe të tjera. Çmimi më i lartë i propozuar është 44.604 lekë për metër katror. Në qarkun e Elbasanit ka një detajim me zona dhe qytete, ku çmimet e tokës variojnë shumë nga njëri-tjetri, ndërkohë që çmimi maksimal i propozuar nga AKKP-ja është 29.004 lekë për m2. Në qarkun e Fierit shifra maksimale kap çmimin 26.288 lekë për m2, ndërsa në qarkun e Gjirokastrës 22.659 lekë për m2 është çmimi më i lartë.
Tabelë përmbledhëse e vlerës së truallit
Qarku Rrethi / Qyteti Zona / Lagja “Nazmi Rushiti” Vlera e truallit sipas AKKP (lek/m2) Vlera e truallit sipas sondazheve te DSHP (lek/m2)
Korçë Korçë Zona “1” 27.350 27.000
Zona “2” 26.440 24.500
Zona “3” 24.804 20.000
Zona “4” 22.973 14.500
Zona “5” 18.737 10.000
Pogradec Zona “1” 27.177 16.500
Zona “2” 22.998 11.000
Zona “3” 22.189 5.000
Bilisht Zona “1” 2.756 2.500
Zona “2” 3.746 2.800
Maliq 2.402 1.900
Ersekë Zona “1” 1.483 850
Zona “2” 1275 650
Kukës Kukës Zona “1” 11.263 2.000
Zona “2” 13.887 3.500
Zona “3” 14.909 4.000
Zona “4” 14.421 4.500
Zona “5” 11.212 5.000
Zona “6” 18.165 5.500
Lezhë Lezhë L “Besëlidhja” 28.740 20.000
L “Gurra” 25.515 17.000
L “Skënderbeg” 28.438 18.000
L “Spitali - Varosh” 26.378 17.500
L “Kodër Marlekaj” 24.299 16.500
Shkodër Shkodër Zona “1” 31.753 24.000
Zona “2” 21.564 15.000
Zona “3” 13.429 8.500
Tiranë Tiranë Zona “1/1” 29.829 27500
Zona “1/2” 22.996 20500
Zona “2/1” 71.546 69200
Zona “2/2” 47.972 45600
Zona “2/3” 37.607 35300
Zona “2/4” 37.718 35400
Zona “2/5” 27.104 24700
Zona “3/1” 25.478 19200
Zona “3/2” 21.593 23100
Zona “4/1” 24.754 22400
Zona “4/2” 24.360 22000
Zona “5/1” 77.523 75100
Zona “5/2” 46.644 44300
Zona “5/3” 31.848 29500
Zona “5/4” 25.189 22800
Zona “6” 20.717 18300
Zona “7/1” 42.621 40300
Zona “7/2” 37.615 35500
Zona “7/3” 26.787 24400
Zona “7/4” 28.659 26300
Zona “8/1” 38.595 36300
Zona “8/2” 30.111 27700
Zona “8/3” 26.094 23600
Zona “9/1” 42.299 39000
Zona “9/2” 39.613 37200
Zona “9/3” 26.137 23800
Zona “10/1” 51.815 49500
Zona “10/2” 49.735 47400
Zona “10/3” 39.533 37200
Zona “11/1” 34.628 32300
Zona “11/2” 27.981 25600
Zona “11/3” 20.473 18100
Parku 46.382 44000
Kavajë Zona 1 18.030 16000
Zona 2 15.290 15000
Zona 3 20.974 18000
Zona 4 22.706 21500
Zona 5 15.763 14800
Zona 6 17.982 16700
Vlore Vlore L “1 Maji”, “Qeriba Derri” 22.748 10.000
L “24 Maji” 14.392 10.000
L “10 Korriku” 28.733 12.000
L “Pavarësia” 26.882 14.000
L “Uji I Ftohte” 27.741 15.000
L “Isa Boletini” 25.597 12.000
L “Lef Sallata”, “Rilindja” 36.403 12.000
L “28 Nëntori” 24.860 12.000
L “Dëshmoret” 29.842 12.000
L “Hajro Çakërri” 35.552 11.000
L “Osman Haxhiu” 25.152 10.000
L “15 Tetori” 26.625 10.000
L “Kushtrimi” 25.889 10.000
L “Partizani” 14.723 9.000
L “Lirimi” 24.539 9.000
L “Jalli”, “Narte” 22.232 10.000
L “4 Heronjtë” 21.054 10.000
Orikum 17.867 14.000
Sarandë Zona “1” 19.561 15.000
Zona “2” 25.479 15.000
Zona “3” 16.979 12.000
Zona “4” 17.427 12.000
Tabelë përmbledhëse e vlerës së truallit
Qarku Rrethi / Qyteti Zona / Lagja “Nazmi Rushiti” Vlera e truallit sipas AKKP (lek/m2) Vlera e truallit sipas sondazheve te DSHP (lek/m2)
Korçë Korçë Zona “1” 27.350 27.000
Zona “2” 26.440 24.500
Zona “3” 24.804 20.000
Zona “4” 22.973 14.500
Zona “5” 18.737 10.000
Pogradec Zona “1” 27.177 16.500
Zona “2” 22.998 11.000
Zona “3” 22.189 5.000
Bilisht Zona “1” 2.756 2.500
Zona “2” 3.746 2.800
Maliq 2.402 1.900
Ersekë Zona “1” 1.483 850
Zona “2” 1275 650
Kukës Kukës Zona “1” 11.263 2.000
Zona “2” 13.887 3.500
Zona “3” 14.909 4.000
Zona “4” 14.421 4.500
Zona “5” 11.212 5.000
Zona “6” 18.165 5.500
Lezhë Lezhë L “Besëlidhja” 28.740 20.000
L “Gurra” 25.515 17.000
L “Skënderbeg” 28.438 18.000
L “Spitali - Varosh” 26.378 17.500
L “Kodër Marlekaj” 24.299 16.500
Shkodër Shkodër Zona “1” 31.753 24.000
Zona “2” 21.564 15.000
Zona “3” 13.429 8.500
Tiranë Tiranë Zona “1/1” 29.829 27500
Zona “1/2” 22.996 20500
Zona “2/1” 71.546 69200
Zona “2/2” 47.972 45600
Zona “2/3” 37.607 35300
Zona “2/4” 37.718 35400
Zona “2/5” 27.104 24700
Zona “3/1” 25.478 19200
Zona “3/2” 21.593 23100
Zona “4/1” 24.754 22400
Zona “4/2” 24.360 22000
Zona “5/1” 77.523 75100
Zona “5/2” 46.644 44300
Zona “5/3” 31.848 29500
Zona “5/4” 25.189 22800
Zona “6” 20.717 18300
Zona “7/1” 42.621 40300
Zona “7/2” 37.615 35500
Zona “7/3” 26.787 24400
Zona “7/4” 28.659 26300
Zona “8/1” 38.595 36300
Zona “8/2” 30.111 27700
Zona “8/3” 26.094 23600
Zona “9/1” 42.299 39000
Zona “9/2” 39.613 37200
Zona “9/3” 26.137 23800
Zona “10/1” 51.815 49500
Zona “10/2” 49.735 47400
Zona “10/3” 39.533 37200
Zona “11/1” 34.628 32300
Zona “11/2” 27.981 25600
Zona “11/3” 20.473 18100
Parku 46.382 44000
Kavajë Zona 1 18.030 16000
Zona 2 15.290 15000
Zona 3 20.974 18000
Zona 4 22.706 21500
Zona 5 15.763 14800
Zona 6 17.982 16700
Vlore Vlore L “1 Maji”, “Qeriba Derri” 22.748 10.000
L “24 Maji” 14.392 10.000
L “10 Korriku” 28.733 12.000
L “Pavarësia” 26.882 14.000
L “Uji I Ftohte” 27.741 15.000
L “Isa Boletini” 25.597 12.000
L “Lef Sallata”, “Rilindja” 36.403 12.000
L “28 Nëntori” 24.860 12.000
L “Dëshmoret” 29.842 12.000
L “Hajro Çakërri” 35.552 11.000
L “Osman Haxhiu” 25.152 10.000
L “15 Tetori” 26.625 10.000
L “Kushtrimi” 25.889 10.000
L “Partizani” 14.723 9.000
L “Lirimi” 24.539 9.000
L “Jalli”, “Narte” 22.232 10.000
L “4 Heronjtë” 21.054 10.000
Orikum 17.867 14.000
Sarandë Zona “1” 19.561 15.000
Zona “2” 25.479 15.000
Zona “3” 16.979 12.000
Zona “4” 17.427 12.000