E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, plagosen dy persona në aksident

Dy të rinj nga Shkodra janë plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dy të rinjtë po udhëtonin me një makinë tip “Peugot”, ku në vendin e quajtur Melgush, makina me targa të huaja ka dalë nga rruga. Fillimisht automjeti është përplasur në murin e një dyqani, e më pas është përmbysur, duke u përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë. Automjeti është përfshirë nga flakët. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, për të nxjerrë dy të rinjtë nga automjeti. Kështu, nga aksidenti i rëndë ka mbetur i plagosur Redi Gjekaj dhe Aranit Jaku nga fshati Barbullush. Mendohet se shkak kryesor i këtij aksidenti është bërë mungesa e ndriçimit në këtë pjesë të rrugës dhe lagështira për shkak të reshjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›