Bashkisë së Tiranës, dy pika
Zirina Llambro
Një format njoftimi për shtyp për t’u marrë “shembull”. I tillë ishte reagimi që zyra e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e Tiranës dërgoi dy ditë më parë në redaksitë e gazetave. Meqë nuk zë më shumë se 4 radhë, po citoj përkatësisht njoftimin e dërguar, i cili përveçse me titra televizioni nuk ngjason me asgjë tjetër. Në të thuhet ekzaktësisht:
“Bashkia e Tiranës: Të habitur nga letra
“Bashkia e Tiranës: Bashkëpunimi e ka zgjidhur problemin
“Bashkia e Tiranës: Trafiku, asnjë rëndim jonormal
“Bashkia e Tiranës: Funksionimi i skemës çdo ditë më mirë.
Reagim mëse “konciz” ndaj letrës së drejtorit të Policisë, Tonin Vocaj, për trafikun e rënduar në Tiranë. Nëse do të bëhej fjalë për ndonjë zëdhënëse të sapoemëruar, apo për ndonjë institucion tjetër që së fundmi ka çelur sektorin e marrëdhënieve me publikun, kjo gjë nuk do na habiste aspak. Por duke ditur që zyra e marrëdhënieve me publikun në Bashkinë e kryeqytetit është ca vite më e vjetër dhe po kaq të vjetër në pozicionin që mbajnë janë edhe personat që punojnë aty, për vetë misionin dhe qëllimin pse është ngritur kjo zyrë, duhet të jetë korrekte çdo ditë dhe jo vetëm atëherë kur ka inaugurime rrugësh apo projekte të tjera. Në kësi rastesh në njoftimet e bashkisë nuk mungojnë edhe detajet më të imta teknike të tipit (tuba plastikë apo metra kub beton), që për të thënë të vërtetën publikut nuk i interesojnë shumë. Personave përgjegjës në këtë sektor do të duhej të kuptonin se raportet zyrë shtypi-media janë raporte zyrtare. Nuk mundet kurrsesi me gjithë konfidencat apo bashkëpunimin e mirë institucional, të bien në nivelet e e-maileve sa për të kaluar radhën, të dërguara pas pushimit të drekës apo teksa je duke fikur kompjuterin për të lënë zyrën. Mungesa e profesionalizmit nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa një individ apo disa, për përtesë apo mungesë dëshire t’i bishtojnë në mënyrë të tillë punës komode, për të cilën paguhen aq sa të të duket se guxojnë të tallen.
Një njoftim i tillë, thyen të gjitha parimet dhe manualet e fushës “Public relations”, rregullave bazë të së cilës duan apo s’duan duhet t’i përshtaten për aq kohë sa e mbulojnë. Në respekt të pedagogëve të departamentit të gazetarisë, të cilët të paktën kornizat e këtij sektori na i kanë mësuar që në bankat e shkollës, do t’i sillnim në vëmendje zyrës së shtypit të bashkisë se një njoftim për shtyp minimalisht duhet të ketë një datë, një kokë, një logo institucioni dhe një sintezë fjalish. Së pari, kjo do t’i shërbente vetë politikave të institucionit. Me një njoftim të tillë që, në rastin më të mirë reagimi i Bashkisë në një media profesionale mund të vendoset 5 radhë. Pra mungesa e përgjegjësisë nuk bën gjë tjetër veçse dëmton Bashkinë e Tiranës, e cila paguan me taksat tona jo një, po disa persona për të mbajtur marrëdhëniet me median dhe publikun. Së dyti, nëse trafiku kaotik i ditëve të fundit për këtë institucion meriton këtë nivel vëmendje, për mijëra qytetarë është problem madhor që kërkon përgjegjësi dhe sqarime të përditshme. Ata nuk mund të fyen me njoftime të tilla shkel e shko, kur u duhet të rrinë çdo ditë të bllokuar në qendër të qytetit. Në nisje të punimeve në sheshin “Skënderbej”, kryeqytetasve iu kërkua bashkëpunim, për problemet që do shkaktoheshin me qarkullimin e automjeteve. Por Bashkia, urat e këtij bashkëpunimi me qytetarët së pari duhet t’i nisë nga vetja. Të paktën këtë detyrim e ka ndaj tyre.