E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Plotësuam pyetjet e KE për statusin”



Qeveria dërgoi dje në Bruksel pyetjet shtesë të ardhura nga Komisioni Europian. Në një komunikim me mediat, ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, theksoi se "sot ka përfunduar dorëzimi në DG Enlargement i të gjitha përgjigjeve për informacionin shtesë të kërkuar nga Bashkimi Europian, në vijimësi të përgjigjeve të Pyetësorit që Shqipëria dorëzoi në 14 prill. Nga 700 pika kërkesa të identifikuara, 170 ishin pyetje të reja, të cilat bashkë me legjislacionin përkatës dhe kërkesën për përkthim të akteve ligjore nënligjore shtesë nga Shqipëria, janë përcjellë ditë pas dite në Komisionin Europian". Sipas Bregut, ekspertët e Komisionit Europian po vëzhgojnë në terren përgjigjet e Qeverisë. "Në planifikimin e përgjithshëm të Komisionit ishin planifikuar 9 misione për vizita në terren, ndërkohë që 4 prej tyre kanë përfunduar, 2 janë ende këto ditë në Shqipëri dhe 3 të tjera do të përfundojnë në fund të muajit", tha ministrja e Integrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›