E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Opozita po reflekton për krizën”



Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, tha dje në një intervistë për "Zërin e Amerikës" se opozita po reflekton për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Më duket se opozita ka filluar të reflektojë, qoftë me mbylljen e grevës së urisë, që nuk është shprehje fleksibiliteti apo elasticiteti në vetvete, qoftë edhe me fillimin e pjesëmarrjes në Parlament. Kur flasim për elasticitet, duhet që të dyja palët të kenë elasticitet". Duke folur për demontimin e municioneve të forcave të armatosura ai theksoi se "është një proces, në të cilin në fund të 2010-ës do të ketë përfunduar shkatërrimi i atyre municioneve që janë në gjendje të rrezikshme në depot ku ndodhen. Proceset janë të mbrojtura, të siguruara nga pikëpamja teknike dhe besoj që nuk do të kemi probleme. Sidoqoftë asnjëherë nuk mund t'i shmangesh, po themi, gabimit njerëzor, por edhe në rastet e gabimit njerëzor dëmtimet do të jenë shumë të pakta, ose aspak".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›