Bashkitë përfitojnë 2.5 miliardë lekë nga buxheti suplementar
Kryeministri Berisha deklaroi disa ditë më parë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, se një pjesë e mirë e buxhetit suplementar të këtij viti do t‘i kalojë buxhetit të qeverive vendore. "Një nga sukseset më të mëdha të kësaj qeverie ka qenë bashkëpunimi me qeveritë vendore, të cilat, si asnjëherë tjetër më parë, kanë konkretizuar projekte shumë të rëndësishme në rrugë, shkolla, kanalizime, ujësjellës, qendra komunitare, për bashkitë dhe komunat e tyre", - tha Berisha. Në këtë kontekst, Kryeministri tha se një hap tjetër madhor në revolucionin fiskal të qeverisë ka qenë thjeshtimi i sistemit të taksave kombëtare dhe zvogëlimi i tyre, nga 23 taksa në 6 taksa kombëtare. Në buxhetin e qeverisjes vendore janë shtuar rreth 10 miliardë lekë të tjera, krahas atij fondi që do të marrin në mënyrë suplementare nga buxheti.
12 Korrik 2008