Bashkohen 8 institute akademike
• Bashkohen në një qendër të vetme 8 institute të Akademisë së Shkencave. Qeveria miratoi dje vendimin sipas së cilit nga bashkimi i instituteve krijohet "Qendra e Studimeve Albanologjike"."Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Instituti i Kulturës Popullore, Instituti i Historisë, Qendra Enciklopedike Shqiptare dhe Qendra e Studimeve të Artit do të bëjnë pjesë në qendrën e sapo krijuar", thuhet në vendim. Me këto ndryshime sipas Ministrisë së Arsimit mendohet që ka bërë propozimin përkatës është menduar të theksohet roli i Qendrës Ndëruniversitare me statusin e personit juridik. Nga sa theksohet në vendim do të jetë ministri i Arsimit, Genc Pollo, ai që do të propozojë drejtorin përkatës të qendrës dhe më pas emërimi dhe dekretimi i tij do të bëhet nga presidenti.