Rritet me 9.5% fondi për RTSH
• Fondi limit i shpenzimeve të Këshillit Kombëtar të Radios dhe Televizionit për vitin 2008, do të jetë 74,4 milionë lekë. Kjo shumë do të përdoret për shpenzime korrente ku përfshihen pagat, sigurimet dhe shpenzimet operative të institucionit. Ndërsa 25,3 milionë lekë do të jenë shpenzimet për investime në institucion. Krahasuar me vitin e kaluar fondi ka një rritje prej 9.5%. Ai është llogaritur për 48 punonjës të miratuar në organikë me nivelin e pagave ekzistuese, si dhe për shpërblimet e honorarët të anëtarëve të këshillit dhe ekspertëve në fushën e medias. Qeveria miratoi vendimin për fondin limit të Këshillit Kombëtar të RTSH-së. Ministria e Financave dhe Këshilli Kombëtar të Radios dhe Televizionit janë ngarkuar për zbatimin e këtij vendimi, që do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.