E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN: Kompensoni çmimin e bukës, mos ulni TVSH-në

• Rritja e çmimit të bukës si dhe e të gjithë mallrave të tjerë ushqimore nuk i ka shpëtuar syrit të ndërkombëtarëve.Fabiola ÇelaPërfaqësuesja e përhershme e FMN-së në Shqipëri, Ann Margaret Westin, ka deklaruar se zgjidhja më e mirë për të kompensuar shtresat e varfra është ajo me para në dorë. Sipas saj, ky vit pritet të jetë goxha i shtrenjtë për konsumatorët shqiptarë. Për pasojë, inflacioni pritet të jetë në nivelin e 4 për qindëshit. FMNNë një intervistë për televizionin "Top Channel", përfaqësuesja e përhershme e Fondit Monetar Ndërkombëtar në Shqipëri është shprehur pro vendimit të qeverisë për të mos ndërhyrë në përcaktimin e çmimeve në treg, por nga ana tjetër ajo ka deklaruar se, qeveria duhet të penalizojë spekulantët. "Rritja e çmimeve shfrytëzohet nga disa kompani, të cilat i rrisin ato edhe më tepër duke penalizuar kështu konsumatorët. Qeveria mund të luajë një rol shumë të madh këtu duke e ndalur këtë fenomen. Por sërish më duhet të rekomandoj të mos ndërhyhet në treg, pasi çmimet e larta të drithërave do i shtyjnë fermerët të mbjellin më shumë dhe për rrjedhojë çmimet do të stabilizohen sërish", tha ajo. Sipas përfaqësues ndërkombëtare, heqja e TVSH-së për drithërat nuk është zgjidhja e këtij problemi. Ato i sugjerojnë qeverisë shqiptare një tjetër zgjidhje. "Kjo është një goditje që i ka prekur të gjitha shtresat po qeveria nuk mund t'i subvencionojë të gjithë, pasi kjo do të ishte një rrezik i madh për buxhetin. Heqja e TVSH-së do të ishte e gabuar. Ne do të rekomandonim mbështetjen me para në dorë vetëm për shtresat e varfra, pasi ato janë më të penalizuara nga e gjithë kjo. Në Suedi p.sh., qeveria ja dërgon paratë e subvencionimit përmes postës, dhe këtu mund të përdoret një skemë e ngjashme", u shpreh ajo. Por sipas Westin, faktori kyç është që të identifikohen ato familje që janë vërtet të varfra. Çmimi i energjisëKy vit pritet të jetë goxha i shtrenjtë për familjet shqiptare. Kjo, pasi konsumatorët familjarë po përballen me çmime më të larta, duke nisur nga produktet më jetike si buka, e për të vazhduar më tej tek të gjithë mallrat e tjerë të shportës. Por përveç kësaj, më 1 mars çmimi i energjisë elektrike do të rritet dhe sipas ndërkombëtarëve, energjia elektrike pritet të kushtojë rreth 20 për qind më shtrenjtë se një vit më parë. "Për vitin 2008 ne presim që inflacioni të jetë pak më i lartë ndoshta tek 4 për qind dhe kjo nuk do të jetë vetëm nga rritja e çmimeve. Por ajo do të reflektojë edhe rritjen e çmimit të energjisë që ne presim të ndodhë në mars dhe të jetë në nivelin e 20 për qind", ka thënë dje përfaqësuesja e FMN-së për Shqipërinë.Fullani: Norma e interesit do rritet sërishBanka e Shqipërisë do të rrisë sërish normën bazë të interesit. Deklarata është bërë nga vetë guvernatori i BSH-së, në një nga mediat e huaja. Sipas tij, BSH-ja po përgatitet të ngrejë normat e interesit këtë vit për të kontrolluar çmimet dhe për të tërhequr investitorët përpara se vendi të shesë bonot e para të huaja. Vitin e kaluar Banka e Shqipërisë rriti tre herë normën bazë të interesit, e cila aktualisht është në nivelin 6.25 për qind. "Ne duhej të ngrinim normat e interesit tri herë vitin e kaluar për të evituar ngritjen e inflacionit. Ne do të përdorim të njëjtat mjete këtë vit, nëse do të na duhet ta bëjmë këtë", tha Fullani. Sipas tij, qeveria ka testuar investitorët e huaj për borxhin e vendit më 5 dhjetor me një shitje të suksesshme prej 7.8 milionë eurosh në tregun vendor të dominuar nga leku. "Kjo do të na ndihmojë për të tërhequr më shumë investitorë, kur ne organizojmë Eurobond në fund të vitit", u shpreh ai duke shtuar se, investitorët e huaj janë blerësit e vetëm të borxhit. Fullani theksoi se, investitorët e huaj janë gjithashtu të interesuar në industritë bankare dhe ato energjetike, rrugët dhe turizmin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›