E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përgjimet, SHISH: Qeveria s’na dëgjoi

• Qeveria nuk merr në konsideratë kërkesat e SHISH-it për ndryshimet në ligjin "Për përgjimet".BLEDAR HOTIDrejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, ka raportuar dje në komisionin parlamentar të Sigurisë në lidhje me ndryshimet e reja në ligjin "Për përgjimet e telekomunikacioneve", duke shprehur habinë se nuk janë marrë në konsideratë propozimet e institucionit që ai propozon. Një gjë të tillë e ka konfirmuar pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura, deputeti i PAD-së, Pirro Lutaj. "Nga shpjegimet që na janë bërë në komision, nga ministri Sokol Olldashi dhe dje nga kryetari i Shërbimit Informativ të Shtetit, por edhe nga përfaqësues të nivelit të lartë të Prokurorisë, anëtarët e komisionit konstatuan se drafti i paraqitur ka probleme për t'u diskutuar. Ndryshimet e kërkuara nga kryetari i SHISH-it, nuk janë paraqitur në këtë draft, ndërkohë që të gjithë anëtarët e komisionit kanë rënë dakord për një ndryshim që ka kërkuar Prokuroria", u shpreh aleancisti Lutaj. Ai ka bërë të ditur se, në materialin e paraqitur nga ana e shefit të SHISH-it në komisionin e Sigurisë nuk është marrë asgjë në konsideratë. Lutaj thekson se, "kreu i SHISH-it ka deklaruar se nuk ka pasur problemin në ushtrimin e detyrës së deritanishme". Por, ndryshimet në ligjin aktual, sipas deputetëve të PD-së, kreu i SHISH-it i ka pranuar ndryshimet e paraqitura. Por deputeti i PAD-së, Lutaj shton se, "drafti i paraqitur për përgjimet e telekomunikacionit prek Kodin e Procedurës Penale". "Ndërsa problemet e tjera që kanë të bëjnë me ndryshimin e këtij ligji dhe që lidhen me Policinë e Shtetit, na kanë vënë përballë një konfuzioni ligjesh, për arsye se drafti i paraqitur prek Kodin e Procedurës Penale dhe disa nene të rëndësishme për Policinë e Shtetit", deklaroi më pas Lutaj. Komisioni është në proces dëgjimi të të gjithë palëve që preken me ndryshimet e këtij ligji. Ndërsa në ditët e ardhshme komisioni parlamentar i Sigurisë pritet të thërrasë në një seancë të posaçme dëgjimore edhe ministrin e Brendshëm, Bujar Nishani për ndryshimet në ligj të paraqitura. Opozita shprehet kundër dhënies të së drejtës së policisë për realizimin e përgjimeve, nëpërmjet një strukture të posaçme të SHKB-së, që varet nga Ministria e Brendshme, si dhe nga një organ i specializuar i policisë. Deputetët e opozitës, Lutaj i PAD-së dhe Çipa i PS-së deklarohen pro dhënies të së drejtës së Prokurorisë së Përgjithshme të aparaturës së re të përgjimit. "Ne kemi pasur numrin më të madh të përgjimeve. Sipas raportit të Prokurorisë së Përgjithshme, të Theodhorit Sollakut janë kryer në vit 400 përgjime gjithsej", theksoi socialisti Çipaj. Por kjo shifër, sipas maxhorancës, është më e ulëta. Pritet që brenda kësaj jave të realizohet edhe takimi me ministrin e Brendshëm, Nishani dhe më pas të merret një vendim nga komisioni për ndryshimin e këtij ligji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›