E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastet ne Itali hetohet nje shqiptar

Hetimet për skandalin e basteve në Itali është zgjeruar deri në Bari. Forcat e policisë puljeze zhvilluan disa aksione, ku mes të arrestuarve është edhe një ish-lojtar i skuadrës së Barit, që aktualisht militon në Serinë A, ndërsa I dyshuar është edhe një shqiptar.
Bëhet fjalë për Armand Cacën, i cili është në rrethin e miqve të Anxhelo Iakovelit, Niko De Tulio, Onofrio De Benediktis dhe Françesko De Napoli, me këta të fundit që cilësohen si bashkëpunëtorë të futbollistëve në manipulimin e rezultateve të ndeshjeve.
Në pranga ka përfunduar Andrea Masielo, ish-mbrojtës I Barit, që tashmë aktivizohet te Atalanta. Përveç lojtarit, janë arrestuar edhe shokët e tij bastexhinj, Fabio Xhakobe dhe Xhovani Karela. Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se 20 persona të tjerë janë nën hetim.
Mes ish-futbollistëve të kësaj skuadre të dyshuar janë Alesandro Parizi, aktualisht te Torino, Daniele Portanova mbrojtës I Bolonjës, Simone Bentivoljo, Ghezal, Marko Rossi, Marko Esposito, Antonio Belavista dhe Nikola Belmonte.
Hetuesit janë përqendruar në nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit 2010/2011, më veçanërisht në takimet Bari-Leçe, Palermo-Bari, Bolonja-Bari, Bari-Kievo e Bari-Sampdoria. Ndërkohë që me kujdes po vëzhgohet edhe sfida Udineze-Bari e luajtur në maj të vitit 2010, që ishte një prej ndeshjeve të fundit të kampionatit 2009/2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›