Reportazh i Euronews per sportin kosovar dhe Londer 2012
Parlamenti Europian ka votuar që t’i bëjë një kërkesë Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, IOC që ti lejojë sportistët kosovarë të marrin pjesë në Lojërat Olimpike, Londër 2012. Ky është vetëm zëri i fundit për lejimin e atletëve kosovarë që të vrapojnë, notojnë dhe tregojnë aftësitë e tyre në skenën botërore.
Ndërkohë, rrjeti televiziv “Euronews” publikoi një reportazh rreth sportit kosovar dhe ëndrrës së sportistëve të këtij vendi për të marrë pjesë në Olimpiadë, bazuar pikërisht në kërkesën e PE-së.
Natyrshëm që gjithçka ka nisur nga përgatitjet dhe ambiciet e xhudistes së mirënjohur Majlinda Kelmendi, fituese e shumë medaljeve dhe që renditet në “Top 5” në botë dhe e vetmja që ka arritur normën olimpike. Mundësitë e Kelmendit për momentin janë dy, të konkurrojë nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar si atlete e pavarur, ose të garojë me flamurin e Shqipërisë, pasi ka edhe pasaportën shqiptare.
“E di që kur unë ndjehem mirë, jam në gjendje të mund çdo konkurrent në kategorinë time. Kam patur shumë oferta, mes të cilëve një shumë të mirë nga Azerbajxhani. Do të kisha fituar shumë para, por vendosa të qëndroj në Kosovë, të përfaqësoj Kosovën”.
Në Prishtinë janë vendosur postera me fotografinë e Majlindës, që përfaqësojnë ëndrrën olimpike të çdo kosovari. Por, edhe pse në fund të muajit mars, Kosova aplikoi zyrtarisht për tu njohur nga IOC, kërkesa u refuzua për arsye politike nga vende si Serbia, Spanja, Rusia dhe Qipro. Koha për olimpiadën 2012 po mbaron, ndërsa Besim Hasani, president i Komitetit Olimpik të Kosovës, deri më tani të panjohur ndërkombëtarisht përpiqet të mbetet optimist.
“Jam i sigurt se gjatë këtyre dy muajve do të bëjmë përparime në aspektin politik dhe teknik, dhe do ti plotësojmë kriteret që të marrim pjesë në Lojërat Olimpike”.
Por, Kelmendi është vetëm një prej sportisteve që mund të pretendojë rezultate në Londër 2012. Urata dhe Lumturie Rama janë dy qitëse që plotësojnë normat olimpike, por prej faktit që Federata e Kosovës nuk njihet, rezultatet e tyre mbeten vetëm në nivel kombëtar.
“Çdo sportist ëndërron të marrë rezultate të mira dhe të marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Ky është motivimi”.
Motra e saj, Lumturie duket më spektike për shanset që të garojë në Londër.
“Sipas informatave që kemi ne, duket shumë e pamundur që të jemi në gjendje të shkojmë në Londër 2012. Por ne nuk do të heqim dorë. Ndoshta mund të marrim pjesë në 2016-ën. Ëndrra jonë është të shkojmë dhe të përfaqësojmë Kosovën, vendin tonë”,
Kryeqyteti kosovar nuk ka pishinë të mbyllur, ndërsa kur zbuloi se vajza e tyre, Rita, ishte një talente e lindur në not, familjes Zeqiri i duhej të udhëtonte përditë drejt Shkupit në Maqedoni. Por, më në fund, në një prej palestrave të Prishtinës u ndërtua një pishinë 25 metra e gjatë, ku notarja mund të stërvitet. Deri më tani, vetëm tre federate kosovare, e ping-pongut, peshëngritjes dhe gjuajtjes me hark njihen në arenën ndërkombëtare, ndërsa sipas kritereve nevojiten të paktën 5 federata për të garuar në Lojërat Olimpike.
Për shkak të izolimit të sportit kosovar, gjatë viteve të fundit është regjistruar një eksod në masë i sportistëve, duke nisur nga futbollit, që kanë zgjedhur të përfaqësojnë shtetet e tjera. Por fatkeqësisht, të gjithë e pranojnë, ashtu si edhe dokumentari i “Euroneës” se duket e vështirë që Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ti japë dritën jeshile Kosovës për Lojërat Olimpike. Prej situatës politike, miratimi duket shumë i vështirë që të realizohet, të paktën në të ardhmen e afërt.