Policia nuk gjen gjurme te dyshimta
Fier- Vjedhja e nje banese ne lagjen "15 Tetori" te Fierit ka cuar hetuesit ne dyshimet se eshte bere nga nje prej pjesetareve te familjes se demtuar. Shkak per keto dyshime eshte bere fakti se nuk eshte gjetur asnje shenje ne vendngjarje apo gjurme e autoreve. Denoncimi i vjedhjes se 75 mije lekeve eshte bere nga kryefamiljari A. F., ndersa ngjarja kishte ndodhur pasditen e se henes. Menjehere ne vendngjarje ka shkuar grupi i eksperteve te kriminalistikes. Gjate keqyrjes mesohet se nuk jane gjetur gjurme te hyrjes se personave nga jashte, edhe pse dritaret kishin qene te hapura. Duke u ndodhur ne kushte te tilla, ekspertet moren ne pyetje pjesetaret e familjes. Bashkeshortja e te demtuarit ka pohuar tek hetuesit se nje pjesetar i familjes, kur kishte dale nga banesa deren e kishte mbyllur me celes tre here dhe kur ishte rikthyer ne shtepi, dera ishte mbyllur vetem nje here. Nga deshmia e dhene rezulton se parate gjendeshin ne sirtarin e komose, dhoma e gjumit te ciftit. Dyshimi i hetuesve eshte vjedhja e lekeve nga ndonje prej pjesetareve te familjes apo te afermve.
Xh.B.
Xh.B.