E Diel, 1 Nëntor 2026

Shperthimi, vdes ne Brindizi tregtari i gazit

BERAT- Shperthimi i gazit ne nje pike tregtimi ne fshatin Lapardha te Beratit, ka shenuar edhe viktimen e dyte. Pronari i dyqanit, Beqar Cani, ka nderruar jete gjate mbremjes se hene ne Brindizi te Italise, ndersa ne momentin e shperthimit kishte vdekur vajza e tij 9-vjecare dhe ishte plagosur rende bashkeshortja, Suzana. Mesohet se 37 vjecari nuk ka mundur t'i rezistoje, me gjate plageve te marra, kurse familja ka nisur procedurat per terheqjen e trupit nga spitali i Brindizit. Te afer te familjes Cani u shprehen se lajmi u eshte dhene nga spitali i vendit fqinj, qe kerkuan te nisnin procedurat per terheqjen e trupit. Familjaret jane interesuar dje prane Ambasades Italiane, nderkohe qe nje ndihme te madhe per familjen, ka dhene edhe Komuna Otllak nepermjet fondeve per kurimin e te demtuarve dhe riparimin e demeve.

Transporti

Dhjete dite me pare, mjeket e repartit te djegies, prane Qendres Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane, vendosen transferimin e Canit drejt Italise, per nje ndihme me te specializuar. Por, me gjithe ndihmen mjekesore te marre, kryefamiljari Cani nuk mundi te mbijetoje.

Ngjarja e rende qe i mori jeten dhe 9-vjecares Artemisa Cani dhe tashme babait te saj, ndodhi me 29 shtator ne fshatin Lapardha, pak kilometra larg qytetit te Beratit. Nje shperthim i klasifikuar sipas policise si aksidental nga rrjedhja e gazit, u be shkak i nje zjarri te rene ne dyqanin e tregtimit te familjes. Vogelushja qe ndodhej ne nje nga magazinat e dyqanit, gjeti vdekjen e menjehershme, duke u bere viktima e pare e ngjarjes se rende.

Ngjarja

Dy prinderit Beqar dhe Suzana Cani, si dhe shoferi i autobotit me gaz, Dashamir Ago, mbeten te plagosur rende si pasoje e shperthimit, ne kohen qe behej shkarkimi i lendes djegese ne cisternen e palevizshme te pikes. Te tre te plagosurit mberriten per ndihme mjekesore ne repartin e djegies, ku ende ndodhet 35 vjecarja Suzana Cani. Per ndihme me te specializuar, kryefamiljari u dergua drejt spitalit te Brindizit, por nuk mbijetoi me shume se dhjete dite. Policia e konsideroi ngjarjen si aksidentale, nderkohe qe biznesi disa vjecar i familjes Cani rezultoi si i rregullt. Shperthimi i ndodhur ne piken e tregtimit erdhi si pasoje e nje pakujdesie gjate montimit te tubave per percjelljen e gazit te lengshem nga mjeti autobot drejt depozites. Rrjedhja ne nje nga saracineskat, u cilesua si shkak i shperthimit tragjik. Hetuesit dyshuan edhe per nje vater zjarri brenda ambienteve te pikes, e cila mund te kishte sjelle pasojen e eksplozionit pasi gazi i lengshem ne kontakt me temperaturen e larte, sollen edhe reaksionin kimik te shperthimit.

Eriola Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›