E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina e biznesmenit nen flake, hetohet zjarrvenia e qellimshme

Fier- Persona te paidentifikuar i kane vene flaken makines se pronarit te fabrikes se polisterolit, ne zonen e Fierit. Ngjarja ka ndodhur duke u zbardhur dita e djeshme, ne ambientet e UMB-se ne kete qytet. Mjeti ka qene i parkuar aty dhe sipas policise ishte ne pronesi te Roland Zotos, i njohur si biznesmen. Ky ka qene rasti i dyte i zjarrvenies ndaj makines se biznesmenit brenda nje harku kohor te nje viti. Burime zyrtare te policise thane dje se dyshojne qe ngjarja te jete e qellimshme dhe kane nisur hetimet per kete rast. Motivet mendohet te jete konkurrenca, ose nje konflikt i mundshem i diteve te fundit. Ne pyetje eshte marre edhe vete Zoto, i cili ka dhene shpjegime, duke mohuar te kishte perplasje gjate diteve te fundit. Ne oren 04:00 te mengjesit, makina tip "Volksevagen" me targa italiane eshte perfshire nga flaket ne rrethana ende te paqarta ndersa ishte e parkuar. Menjehere banoret e lagjes kane njoftuar policine e rendit dhe zjarrfikesit. Forca te shumta kane shkuar per te bere te mundur shuarjen e flakeve, nderkohe qe prej mjetit kane mbetur vetem llamarinat, pasi eshte shkrumbuar brenda 30 minutash. Burime te policise thane se Roland Zoto, se bashku me babain e tij, kane aktivitet privat, nje fabrike polisteroli. Kjo eshte hera e dyte qe Zotos i djegin automjetin, ndersa agjentet po punojne per identifikimin e autorit te ngjarje dhe venien e tij ne pranga. Deri dje ne mbremje nuk ka pasur asnje te shoqeruar ne komisariat apo te dyshuar per ngjarjen.

Precedenti

Vetem tre dite me pare, ne ish-parkun e automjeteve ne Fier u dogjen pas nje zjarri te rene ne menyre te mistershme tete autobuse te linjave Fier-Vlore dhe Fier-Tirane. Policia heton per nje zjarr te qellimshem per shkaqe konkurrence, ndersa nuk ka ende asnje autor te ndaluar per ngjarjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›