E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret e Amerikes festojne Diten e Kolombit

Shqiptaret ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes festojne Diten e Kolombit. Ne SHBA, Dita e Kolombit, 13 tetori eshte feste shteterore ku per cdo vit festohet me aktivitete te ndryshme, manifestime kulturore, parada, darkat gala, koncerte dhe sherbime kishtare ne disa nga shtetet me te medha amerikane. Te gjitha keto organizime behen me qellimin per te shenuar diten e Kristofor Kolombit, njeriut qe eksploroi per here te pare Ameriken ne vitin 1492. Edhe kete vit mbi 50 mije veta defiluan neper rruget kryesore te Nju Jorkut, kryesisht ne rrugen qe njihet me emrin "Amerika". Parada ndiqet ne te dy anet e rruges nga rreth nje milion qytetare njujorkez, shumica turiste te huaj. Kjo gje zhvillohet me grupe valltaresh e kengetaresh, nga grupet folklorike se te gjitha krahinave te Italise, te cilet defilojne me veshjet e kostumet e tyre popullore. Sakaq, edhe bandat muzikore me uniformat e te gjitha reparteve militare italiane. Ngjyrat e flamurit trengjyresh italian dallohen ne te gjitha simbolet e festes. Tanime edhe shqiptaret kane nisur qe t`i bashkengjiten kesaj feste, tre vitet e fundit, duke qene perkrahe emigranteve italian. Nje pjese e komunitetit vlereson se eshte e nxitur dhe e motivuar per te qene pjese e kesaj ngjarje nga marredheniet e mira qe ekzistojne mes dy popujve fqinje, Italise dhe Shqiperise. Por, edhe qe te nderohet e respektohet edhe ajo pjese e jugut te Italise, e cila ka disa fshatra te banuara me arbereshe. Ideja e bashkimit ne kete parade eshte e portalit TheAlbanians.com, e moderatoreve dhe editoreve te saj Vasil Gjika, Ervin Toro, duke bashkepunuar edhe me studentin Mark Kerpi, i kolegjit John Jay, e te ndihmuar ne shume drejtime edhe nga ish kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Xhozef J. DioGuardi, presidenti vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, dhe keshilltarja e ceshtjeve Ballkanike, Shirli Klojes. Te cilet per rreth tre ore defilim kane udhehequr edhe paraden e shqiptareve ne Nju Jork, ne Diten e Kolombit. Kengetaret e njohur te komunitetit, Aurela Gace, Gezim Nika, dhe Ledi Vokshi, kenduan kenge popullore shqiptare nga te gjitha trevat tona, te shoqeruar nga muzika e DJ Ando. Grupi djemve dhe i vajzave te shoqerise "Rozafati" nga kisha katolike "Zonja e Shkodres", Nju Jork, me udheheqese artistike te mirenjohuren Axhelina Nika, vallezuan e kenduan gjate gjithe segmentit te rruges, nga 47st. deri ne te 70st, ku edhe behej mbyllja e ketij aktiviteti. Ne parade moren pjese rreth 200 veta shqiptare, shumica te rinj e te reja, nxenes e studente te shkollave dhe universiteteve njujorkeze. Kjo parade, pervecse promovimit te kultures e tradites sone kombetare, kesaj radhe kishte nje rendesi te madhe, pasi ajo u mbajt per here te pare prej kohes kur Kosova shpalli pavaresine e saj. Grupet e shqiptareve gjate gjithe defilimit, mbanin ne duar flamuj amerikane, shqiptare, dhe ate te shtetit te Kosoves.

Historiku i Dites se Kolombit

Ne Shtetet e Bashkuara u festua Dita e Kolombit, e cila perkujton ardhjen e Kristofor Kolombit ne boten e re. Kjo dite festohet cdo vit, te henen e dyte te muajit tetor. Festa nderon viziten e pare ne Amerike te Kolombusit ne vitin 1492. Megjithate, kjo toke e mori emrin nga dikush tjeter. Kistofor Kolombi e vizitoi Boten e Re tri here. Megjithate, ai nuk arriti asnjehere te kuptonte se ishte jashte Azise. Ne vitin 1492, Americo Vespuci beri udhetimin e tij te pare, ne ate qe sot njihet si Amerika e Jugut. Gjate udhetimit te tij, ai u vuri emra shume zonave dhe beri permiresime te rendesishme ne shkencen e lundrimit. Vespuci ndermori nje tjeter udhetim disa vite me vone. Ne kete udhetim, ai e kuptoi se nuk ishte ne Indi, por ne nje kontinent tjeter. Ai e konfirmoi kete zbulim duke ndjekur brigjet e Amerikes se Jugut. Americo Vespuci shkroi letra per zbulimet e tij. Disa historiane mendojne se zonat e Botes se Re duhet te kishin marre emrin e Kristofor Kolumbi. Por te tjere thone se eshte me e udhes te nderohet Americo Vespuci. Ne fund te fundit, ishte ai qe zbuloi i pari se kjo toke ishte e ndare dhe ishte nje pjese e re e botes.

Festa tradicionale dhe organizimi i saj.

Dita e Kolombit ne Shtetet e Bashkuara eshte feste federale, gje qe nenkupton se shume amerikane nuk do te shkojne ne pune ose ne shkolle. Nder veprimtarite tradicionale qe zhvillohen me kete rast perfshihen parada dhe sherbime kishtare. Ne vitet e fundit, disa amerikane e kane protestuar Diten e Kolombit pasi i thur lavdi kolonizimit evropian dhe shfrytezimit te popullsise vendase. Ne tetor 1492, Kristofor Kolombi mberriti ne Bahama, pasi krijoi koloni ne ate zone, solli ne Evrope ar, ereza dhe disa nga banoret vendas.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›