Bastos mbetet në Lyon

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 20:45
Mesfushori brazilian, Michel Bastos ka vendosur të mbetet në Olympique Lyon. 26 vjeçari, objektiv i Juventusit gjatë këtij afati kalimtar të verës, duket se nuk do të largohet nga Stade Gerland, ku ka kontratë deri në korrik të vitit 2013.
Lajmin e ka bërë të ditur bashkëlojtari i tij, qendërmbrojtësi Cris. “Michel është shok imi dhe më ka thënë se ka vendosur të mbetet në Lyon. Në fakt, ai nuk deshi të largohej, vetëm e ka njoftuar presidentin që nëse merr ndonjë ofertë, ata mund të bisedojnë. Do të jetë futbollist i rëndësishëm për ne”, tha Cris.