Mertesacker në shitje

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 20:07
Drejtori i përgjithshëm i Werder Bremenit, Klaus Allofs, ka bërë të ditur se klubi është i gatshëm të vlerësojë ofertat për qendërmbrojtësin Per Mertesacker.
Shtatlarti gjerman tashmë disa vite është objektiv i klubit londinez Arsenal, ndërsa ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Bremen.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për shitjen e Perit. I kemi premtuar atij se do t’i vlerësojmë të gjitha ofertat serioze që vijnë në adresë të tij”, tha Allofs për të përditshmen angleze The People.