E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma zyrtarizon Lamelan

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 22:30

Roma ka kompletuar transferimin e mesfushorit Erik Lamela nga klubi argjentinas River Plate. 18 vjeçari braktisi gjigantin e rrëzuar nga liga e parë e Argjentinës për 12 milionë euro.

“Roma njofton për transferimin e mesfushorit Erik Lamela nga River Plate”, shkruan në komunikatën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Giallorossëve.

Lamela ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Romën, që gjatë këtij muaji takohet me Slovan Bratislava në kualifikime për Europa League.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›