E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSG konfirmon Pastoren

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 21:30

Mesfushori argjentinas, Javier Pastore ka kompletuar transferimin e tij në Paris St Germain. Klubi francez ka njoftuar për blerjen e tij nga Palermo për 42 milionë euro.

Pastore, 22 vjeç, është shfaqur si njëri prej talenteve më të mëdhenj në futbollin evropian dhe zgjoi interesim te Milan, Chelsea dhe Manchester City.

Mirëpo, PSG i përkrahur nga pronarët nga Katari pagoi 42 milionë euro për transferimin e mesfushorit të talentuar në Parc des Princes. Pastore ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me PSG-në.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›