Valdes pret ardhjen e Fabregasit

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 22:05
Portieri i Barcelonës, Victor Valdes ka bërë të ditur se pret që kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas t’i bashkohet klubit katalan së shpejti.
Barcelona tashmë disa vite ka shprehur interesim për rikthimin e Fabregasit, i cili e kishte filluar karrierën në klubin katalan para transferimit në Arsenal më 2004.
Valdes është optimist se Fabregas do të përfundojë në Nou Camp para përmbylljes së afatit kalimtar të verës më 31 gusht.
“Ne presim të shohim Cescun në zhveshtore të Barcelonës. Besoj se ai do të na bashkohet së shpejti”, tha Valdes për The People.