E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastos nuk lëviz nga Lyoni

Presidenti i Olympique Lyon, Jean-Michel Aulas ka përjashtuar mundësinë e largimit të mesfushorit të majtë, Michel Bastos gjatë afatit kalimtar të janarit.

Braziliani është spekuluar me largim nga klubi në vitet e fundit por qëndroi në Stade Gerland dhe Aulas pret që Bastos të jetë anëtar i rëndësishëm i ekipit edhe në të ardhmen e largët.

“Ai ka kontratë deri më 2014, dëshiron të luajë me Brazilin në Kampionatin botëror 2014 dhe ka nevojë të paraqitet rregullisht në një kampionat të nivelit të lartë. Michel do të mbetet me ne”, deklaroi Aulas për të përditshmen franceze Le Parisien.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›