Rooney do të bëhet mesfushor

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney beson se në të ardhmen mund të shndërrohet në mesfushor.
Rooney i cili është aktualisht i lënduar, ka treguar planet e tij për të ardhmen gjatë autobiografisë së tij të publikuar nga Daily Mirror. Rooney ndër të tjera ka përmendur mundësinë e kthimit prapa në mesfushë, pas mbarimit të ditëve të tij si sulmues.
“Do të merrja më tepër topin, do të jem më tepër i përfshirë, por jo tani, më vonë gjatë karrierës time. Pasi të ndjej se kam humbur rrezikshmërinë, do të kthehem prapa në mesfushë për disa sezone”, shkroi reprezentuesi anglez.