E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cole do të largohet nga Chelsea

Mbrojtësi i majtë i Chelseat, Ashley Cole do të largohet nga klubi si futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, ka njoftuar tabloidi britanik The Sun.

31 vjeçari besohet se është i hidhëruar me klubin që i ka ofruar atij vetëm kontratë të re njëvjeçare pasi ajo aktualja i skadon në fund të këtij edicioni.

Artikulli citon një burim brenda klubit duke thënë se: “Abramovich ka vendosur nj rregull sipas së cilës secili futbollist mbi 30 vjeç do të ketë kontratë njëvjeçare por kjo është çmenduri në rastin e Ashleyt. Të gjithë e dinë se ai është një prej më të mirëve në botë në rolin e tij. Nuk ka klub në botë që nuk do ta donte atë si futbollist të lirë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›