E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robben nuk është lider

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Matthias Sammer beson se Arjen Robben është më tepër individualist se sa një lider, por mendon se holandezi ende mund të luajë rol të rëndësishëm për gjigantin bavarez.

“Ka tre lloje të futbollistëve: liderët, futbollistët ekipor, dhe individualistët. Kur duhet të karakterizoni Robbenin, ai është më tepër një individualist”, deklaroi Sammer për Sport1.

“Ai është futbollist i cili mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme për ekipin tonë dhe atë falë shpirtit të lirë dhe filozofisë së tij të futbollit. Tre liderët e Bayernit janë Lahm, Neuer dhe Schweinsteiger. Këta tre jo vetëm që luajnë role kyçe, ata po ashtu i bëjnë të përfshihen edhe të tjerët”, përfundoi Sammer. Robben iu bashkua Bayernit nga Real Madridi në verën e vitit 2009 dhe është një prej futbollistëve kryesor të skuadrës nga Allianz Arena.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›