E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sagna i befasuar nga shitja e Songut

Mbrojtësi i Arsenalit, Bacary Sagna ka pranuar se mbeti i befasuar nga shitja e Alex Songut te Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Largimi i Songut nga Emirates përcolli atë të sulmuesit Robin van Persie i cili iu bashkua Manchester Unitedit. Sagna ka theksuar se kupton zhgënjimin e tifozëve pas largimit të dy prej futbollistëve kryesor të ekipit.

“Ne e pranonim largimin e Van Persiet por jo të Alex Songut, mbeta i befasuar. Ende nuk e kuptoj pse u largua. Është një humbje e madhe për klubin. Ata dy ishin lojtarët tanë kryesor në edicionin e kaluar. E kuptoj zhgënjimin e tifozëve”, deklaroi Sagna për L’Equipe.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›