PS, Dokle nga Shkodra: Qeveria mund ta shmangte këtë situatë
SHKODER-Deputeti i Partisë Socialiste që së bashku me kolege të tij parlamentarë ndodhen sot në zonën e qarkut Shkodër për tu njohur nga afër me situatën pas hapjes së portave të shkarkimit të 3 hidrocentraleve shprehu shqetësim për situatën e krijuar. Dokle bëri të ditur për TVNews24 se banorët i kanë shprehur të shqetësuar se qeveria mund ta shmangte këtë katastrofë që po i shkaktohet zonës. “Banorët janë të shqetësuar dhe ne solidarizohemi me banorët e këtyre zonave. Sigurisht kërkojmë që masat e marra nga pushteti vendor të jenë në favor të banorëve. Por ajo cfarë shprehim keqardhje, është se kjo situatë do ishte lehtësuar në rast se do ishin marrë masa paraprake dhe jo sic ndodhi, që kaq vonë merren masa ekstreme”. Në këtë pikë, Dokle kujtoi se situata e përmbytjeve është e vjetër në këtë zonë dhe pavarësisht premtimeve që u është bërë në fushatë elektorale, banorët nuk kanë parë realizim konkret me sy. E megjithatë Dokle u bën thirrje banorëve të evakuohen dhe të sigurojnë në radhë të parë jetën, pastaj pronën. “Por inkurajojmë cdo përpjekje të pushtetit vendor, kërkoj që banorët të evakuohen pasi nuk mendohet asgje tjetër përpara jetës”. Deputetët socialistë do të vazhdojnë të inpektojnë zona të tjera në qarkun e Shkodrës që kërcënohen nga përmbytjet. Situata me përmbytje në disa fshatra të Shkodrës u krijua pasi gjate nates u hapen portat e shkarkimit ne hidrocentralet e Fierzes, Komanit dhe Vaut te Dejes, për shkak të tejmbushjes së liqeneve. Vetë kryeministri Sali Berisha vizitoi dje zonën dhe bëri apel për evakuimin me cdo kusht të banorëve. (d.b/BalkanWeb)