I vodhën kuletën me 1 mijë euro, italiani në policinë e Tiranës
TIRANE - Shkon të ushqehet në një prej restoranteve me ushqim të shpejtë në Tiranë, por humbet paratë.
Kjo ka ndodhur me një shtetas italian, i cili ka denoncuar në policinë e Tiranës humbjen e 1 mijë eurove, bashkë me kuletën dhe disa dokumente të tjera personale. Për këtë shkak, italiani ka mbetur borxh në restorant për ushqimin që kishte konsumuar. Ngjarja ka ndodhur të premten në mbrëmje rreth orës 19:00, kur Nikola Nuoçerino, rreth 38 vjeç nga Italia, që prej 10 ditësh kishte mbërritur në Shqipëri, kishte vendosur për të ngrënë diçka në një restorant në Tiranë. Pasi kishte zbritur nga një automjet në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Nuoçerino ka ndaluar pranë një lokali me ushqim të shpejtë në të majtë të rrugës. Sapo ka hyrë në lokal dhe është ushqyer, kamerierët i kanë kërkuar pagesën sipas artikujve që kishte konsumuar. Italiani që kishte më tepër se dhjetë ditë që qëndronte në Shqipëri, ka dashur të paguajë, por ka shtangur kur ka mësuar se nuk kishte kuletën. Pasi ka kontrolluar xhepat dhe ka pyetur në të gjithë vendet ku kishte qëndruar, nuk ka gjetur asgjë nga të hollat që ka pasur me vete. Kuleta bashkë me një sasi prej rreth një mijë euro, si dhe disa dokumente si patenta, pasaporta e të tjera nuk gjenden. Italiani është detyruar të thërrasë policinë dhe të bëjë një kallëzim për humbjen e parave. Policia është detyruar të marrë kallëzimin, pavarësisht se nuk dihej saktësisht vendi i humbjes së parave.