Fluks turistësh për zbulimet në kala
ELBASAN – Zbulimet e fundit arkeologjike në Elbasan sjellin qindra turistë në qytet.
Vetëm dje, më shumë se 100 turistë italianë kanë vizituar monumentet e kulturës dhe historisë së qytetit të Elbasanit. Ata kanë mbërritur në këtë qytet për të vizituar kalanë, bazilikën paleokristiane të zbuluar rreth 1 vit më parë si dhe kishën autoqefale “Shën Maria”, e cila ndodhet brenda kalasë. Ndalesa e parë është bërë pikërisht në bazilikë, ku gërmimet e kryera kanë nxjerrë në pah shumë afreske apo kolona qeramika, varre etj. Turistët e huaj kanë vizituar edhe ambientet brenda kalasë si dhe të tjerë elemente të rëndësishme, si torra e sahatit apo Muzeun Etnografik të qytetit. Interesim të veçantë për turistët ka qenë edhe “Rrapi i Bezistanit”, i cili është një monument historik për qytetin, pasi shumë ngjarje të rëndësishme kanë ndodhur pikërisht te ky rrap, i shndërruar tashmë si pikë referimi. Të pajisur me aparate fotografikë turistët nuk kanë lënë asnjë detaj arkeologjik apo historik nga qyteti i Elbasanit, duke shprehur dëshirën se do të kthehen sërish. Më pas turistët janë përshëndetur dhe nga kryetari i bashkisë, Qazim Sejdini, i cili i ka falënderuar për zgjedhjen e qytetit të Elbasanit për t’u vizituar nga afër. Deri tani mozaikun, kalanë, kishën por dhe monumentet e tjera kulturore i kanë vizituar më shumë se 1000 turistë, kryesisht nga vendet fqinje Greqi, Itali, Mali i Zi, Serbi, Maqedoni etj. Ndërkohë, punimet po vazhdojnë nga arkeologët, me qëllim zbulimin e komplet mozaikut nën rrënojat e kalasë së Elbasanit. a.k